'Futbolli është bërë i parashikueshëm, klubet s'kanë barazi!' Agnelli këmbëngul për Superligën Europiane: Në 2019 kishim dakordësinë e Ceferin

Ish-presidenti i Juventusit dhe shoqatës Europiane të Klubeve Andrea Agnelli ka përsëritur idenë se shpëtimi i futbollit në Europë është vetëm ‘Superliga’, që për momentin ka bllokun e UEFA-s dhe FIFA-s.

Agnelli, pjesë e familjes që zotëron ‘FIAT-in’ dhe ‘Ferrari-n’, aktualisht është nën hetim për çështjen ‘prisma’ ku Juventusi akuzohet se nëpërmjet bilanceve fiktive ka arritur të jetë konkurues në Itali dhe Europë. Në intervistën për gazetën holandeze ‘de Telegraaf’ ai thotë se aktualisht futbolli është shumë i parashikueshëm dhe kjo bën që tifozët të humbasin interesin. Sipas Agnelli-t nëse një skuadër nuk kualifikohet në Kupat e Europës bilancet e saj rrezikohen shumë dhe kjo situatë duhet të ndryshojë me krijimin e Superligës Europiane.

Ish-numri 1 i ‘zonjës së vjetër’ sqaroi përplasjen edhe me presidentin e UEFA-s Aleksandër Ceferin, i cili gjithashtu është edhe kumbari i vajzës së Agnelli-t.

"Në vitin 2019 unë, Ceferin, por edhe të gjithë klubet e shoqatës Europiane kishim rënë dakord për një format të ri. Mirëpo disa skuadra që nuk ishin pjesë e refezuan dhe për këtë Ceferin bëri disa hapa pas. Gjithsesi shumica e klubeve në Europë ishin dakord për një sistem të ri derisa UEFA vendosi të bllokonte projektin,”-u shpreh Agnelli.

Më 27 mars do të vendoset përfundimisht nëse klubet do kenë mundësi të krijojnë Superligën Europiane apo jo. Kjo sepse është data kur Gjykata Europiane e Drejtësisë do të japë vendimin nëse futbolli është monopol i UEFA-s apo jo. Aktualisht futbolli në Europë punëson 700 mijë njerëz dhe ka një xhiro vjetore prej 50 miliardë eurosh.

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja