Futbolli italian ia nis nga e para
dorëhiqet edhe Tavecchio

Futbolli italian ia nis nga e para<br />dorëhiqet edhe Tavecchio<br>
Futbolli Italian do t’ia nisë nga e para. Mungesa në Kupën e Botës ka lënë pasoja të mëdha dhe Presidenti i Federatës italiane të futbollit Carlo Tavecchio ka dhënë dorëheqjen.

Ish trajneri Gian Piero Ventura nuk është viktima e vetme e moskualifikimit por tashmë dorëhiqet edhe kreu i Federatës.

Pak ditë më parë Tavecchio rezistoi ndërsa sot në mbledhjen e Këshillit Federal të Fedaratës ka paraqitur dorëheqjen. Ai e dinte mjaft mirë që sot mund të shkarkohej dhe nuk ka dashur të përballej më një gjë të tillë kështu që ka vendsour të japë dorëheqjen.

“Presionet politike dhe tronditja e madhe më kanë penguar që për këtë katastrofë të futbollit Italian të jap një shpjegim për atë që ndodhi. E kam kuptuar që ju keni ndryshuar qëndrim dhe prandaj kam vendsour të dorëhiqem”, ka thënë ndër të tjera Tavecchio.

Më tej ai vijon “Ka pasur shumë presion dhe disa nga ju kanë ndryshuar mendim. Më kërkuat të mërkurën një program të cilin unë e kam sjelle por mesa shoh ju nuk jeni në gjëndje që ta diskutojmë dhe unë dorëhiqem si President i Federatës”,e mbyll Tavecchio.

Tashmë nuk mund të flitet më për trajnerin e ri pasi më parë duhet të zgjidhet Presidneti i federatës dhe zgjedhja e tij duhet bërë brenda 90 ditësh.

Futbolli Italian është nën shok pasi katër herë kampionët e Botës nuk u kualifikuan për në Rusi dhe do t’i mungojnë një Kupe Bote pas 60 vitesh.

Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Zjarret e furishme në Greqi, Shqipëria i shkon në ndihmë me 30 efektivë zjarrfikës dhe 5 mjete: Do qëndrojnë deri në stabilizimin e situatës

Zjarret e furishme në Greqi, Shqipëria i shkon në ndihmë me 30 efektivë zjarrfikës dhe 5 mjete: Do qëndrojnë deri në stabilizimin e situatës