Lajmi është dhënë nga klubi i Partizanit, pjesë e së cilit ka qenë Thaka.
Në njoftimin e tyre, Klubi shkruan se Gjergji Thaka ka ndërruar jetë në orët e para të mëngjesit si dhe i shpreh ngushëllimet familjes së tij.
FSHF njofton se homazhet për ndarjen e parakohëshme nga jeta të Gjergji Thakës dho të mbahen nesër (ditën e premte) ora 10:00 -11:00 te ish-kompleksi "Dinamo" dhe me pas përcjellja për në banesën e fundit
Kush ishte Gjergji Thaka?
Thaka ishte një nga figurat kryesore të futbollit shqiptar. Me skuadrën e Partizanit ai është shpallur kampion kombëtar, ka fituar Kupën e Shqipërisë dhe Kupën Ballkanike.
Pas largimit nga fusha e blertë, Gjergji Thaka ka qenë trajner moshash por edhe skuadrës ku vetë ka luajtur më parë, Partizanit. E ndërsa nga viti 1999-2002, ka qenë punonjës i Federatës Shqiptare të Futbollit.
(Gjergji Thaka)
Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)