Futbolli në zi, shuhet legjenda
Johan Cruyff, vuante nga kanceri
Bota e futbollit është në zi. Në moshën 68-vjeçare ka ndërruar jetë legjenda e futbollit holandez Johan Krujf.
Bota e futbollit është në zi. Në moshën 68-vjeçare ka ndërruar jetë legjenda e futbollit holandez Johan Krujf.
Kampioni i botës së futbollit vitet e fundit vuante nga një sëmundje e rëndë nga kanceri. Ai kishte deklaruar se do e fitonte edhe këtë betejë por në fund ishte sëmundja ajo që triumfoi.
Lajmi për ndarjen nga jeta të Johan Krujf jepet edhe në sajtin e tij zyrtar ku thuhet:
“Johan Krujf ka ndërruar jetë në Barcelonë në moshën 68-të vjeçare pas një beteje me kancerin”.
Krujf ka qenë një nga futbollistët më të mëdhenj por edhe një trajner që bëri epokë. Ai është edhe tre herë fitues i Topit të Artë.
Kush ishte Johan CruyffJohan Cruyff lindi në Amsterdam në 25 prill 1947. Si futbollist Cruyff luajti 12 sezone në kampionatin holandez duke shënuar 223 gola në 307 ndeshje, 6 sezone në kampionatin spanjoll, me 48 gola në 140 ndeshje dhe në kampionatin e SHBA me 25 gola në 53 ndeshje. Me Kombëtaren Holandeze zhvilloi që nga 1966 deri në 1977, 48 ndeshje duke shënuar 33 gola si dhe ishte finalist në Botërorin e paharrueshëm të 1974.
Si futbollist fitoi një Kupë Interkontinentale, 1 Superkupë të Europës, 3 Kupa Kampionësh, 9 kampionate të Holandës dhe 1 kampionat të Spanjës, duke i shtuar këtu edhe vlerësimet individuale me 3 Topa të Artë.
Si trajner Cruyff udhëhoqi Ajaksin duke fituar 1 Kupa të Holandës dhe 2 Kupa të Kupave, Barcelonën me të cilën fitoi 4 kampionate të Spanjës, 1 Kupë të Spanjës, 1 Kupë Kupash, 1 Kupë Kampionësh dhe Superkupën e Europës.
Prej ditës së sotme ai nuk jeton më, por historia që ka lënë pas është një burim frymëzimi për brezat pasardhës.
Johan Cruyff ishte babai i tre fëmijeve.
Redaksia Online
Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
8 Janar, 21:20
Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?
-
E drejtë
43.3%
-
Gafë
51.8%
-
Nuk e di
4.9%
Vota total: 5171
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Gripi Shpendëve, Ministria e Bujqësisë: 4 vatra në Zall Herr, Nartë, Paskuqan dhe Karavasta! Situata në kontroll dhe nën monitorim
10 Janar, 09:39
-
Urdhër arresti i Hagës është i pavlefshëm, Netanyahu merr ftesë për të shkuar në Poloni për përkujtimin e Holokaustit
10 Janar, 09:35
-
Shiste kokainë, arrestohet 32-vjeçari në Pogradec-Qafë Thanë! Dozat iu gjetën në automjet (EMRI+VIDEO)
10 Janar, 09:30
-
Durrës/ Zbulohet ambienti ku ushtrohej prostitucioni, në kërkim dy tutoret nga Kina! Shfrytëzonin dy kineze të tjera
10 Janar, 09:20
-
GOLAT/ Fitore ‘me dhunë’, Real Madrid mposht 3-0 Mallorcan dhe gjen Barçën në finalen e Superkupës së Spanjës
10 Janar, 09:20
-
Trump shikon një takim të afërt me Putin: Ai dëshiron të takohemi dhe po vendosim
10 Janar, 09:12
-
Vijon puna në kantierin e rrugës Shirokë–Zogaj, Rama: Investim me rëndësi për zhvillimin e turizmit në zonë
10 Janar, 09:10
-
Magnezi apo Kalciumi? Cili është më i rëndësishëm për kocka të forta
10 Janar, 09:01
-
VIDEO/ Dëmtimi i rëndë, Armando Brojës iu dha oksigjen në fushë! Trajneri: Duket keq, kemi shpresa
10 Janar, 08:43
-
Media italiane 'Volo Scontato': Shqipëria mes destinacioneve evropiane që nuk duhen humbur në 2025
10 Janar, 08:37
-
Sa i përket punës, këto ditë do të merrni një lajm të mirë, horoskopi për sot
10 Janar, 08:30
-
Aksident i trefishtë në aksin Lezhë- Milot, dy makina përplasen me autobusin e nxënësve, s'ka të lënduar
10 Janar, 08:17