Futbolli në zi/ Vdes në moshën 64-vjeçare kampioni i Italisë në Kupën e Botës 1982, Paolo Rossi

Futbolli në zi/ Vdes në moshën 64-vjeçare kampioni i Italisë në Kupën e Botës 1982, Paolo Rossi

Paolo Rosi në Botërorin e 1982

Ndahet nga jeta në moshën 64-vjeçare kampionit botëror i Italisë në 1982, ish-futbollisti Paolo Rossi.

Lajmin për ndarjen e tij nga jeta e dha gruaja e tij Federica Cappelletti, e cila postoi në Instagram një fotografi të tyre shoqëruar me fjalët "Përgjithmonë".

Mediat italiane po raportojnë se kampioni i botës vuante nga kanceri i mushkërive.

Tregolëshi i tij i paharrueshëm eliminoi Brazilin favorit, në një ndeshje që shumë tifozë e shohin si një nga më të mirat në historinë e Kupës së Botës. Ai ishte golashënuesi më i mirë dhe lojtari më i mirë i turneut 1982, në Spanjë.

Ish-sulmuesi i Juventusit, një nga kampionët më të mëdhenj në historinë e futbollit italian, fitoi Topin e Artë në ’82. Në 2004, ai u emërua nga legjenda braziliane Pelé si një nga 125 futbollistët më të mirë.

Pasi u tërhoq nga futbolli në fund të viteve 1980, Rossi punoi si ekspert për Sky, Mediaset dhe Rai.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:42
Ndarja nga jeta e Paolo Rossi, Duka telegram homologut italian: Ishte frymëzim për shumë futbolldashës shqiptarë

1598560698_ArmandDuka.jpeg

Për ndarjen nga jeta të legjendës së futbollit Italian ka reaguar dhe Presidenti i FSHF-së, Armand Duka.

Ai i ka dërguar homologut të tij italian Gabriele Gravina një telegram ngushëllimi kun ë mesazhin e tij ai shkruan se Rossi ishte një burim frymëzimi edhe për shqiptarët.

Duka thotë se Rossi I ka dhuruar sportdashësve shqiptarë emocione dhe gëzim me lojën e tij në fushën e blertë.

“Me trishtim mësova lajmin tronditës të ndarjes nga jeta të Paolo Rossit, një ish-futbollist i shkëlqyer i klasit botëror dhe një idhull për shumë breza. Ai ishte një burim frymëzimi për shumë shqiptarë gjatë periudhës së vështirë të komunizmit përmes emocioneve dhe gëzimit që na dhuroi në finalet e Botërorit 1982. Sot futbolli humbi një tjetër emër të madh dhe Paolo meriton një vend të veçantë në hollin e famës të historisë së futbollit. Në emër edhe të Federatës Shqiptare të Futbollit dua t’i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Rossi, Federatës Italiane të Futbollit dhe komunitetit italian të futbollit”, – shkruan Presidenti Duka në telegramin e ngushëllimit dërguar Federatës Italiane të Futbollit.

/K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK