Ish-sulmuesi i famshëm i kombëtares gjermane dhe i Bayern Munchen, Gerd Muler, është shuar në sot në moshën 75-vjeçare.
Futbollisti dhe legjenda gjermane vuante prej disa vitesh nga sëmundja e pashërueshme e Alzhaimer. Nga kjo sëmundje kanë vuajtur edhe mite të tjera të futbollit, si Puskas apo Kubala. Muller fitoi kampionatin evropian në vitin 1972 dhe Kupën e Botës në 1974 me kombëtaren gjermane, ndërsa kishte vendosur rekord në gola në vitin 1985.
Vetëm Leo Messi, në vitin 2012, ishte në gjendje të mposhte rekordin e tij për golat e shënuar në një vit. Muler ka fituar edhe një Top të Artë në vitin 1970 dhe dy Këpuca të Arta për golat e shënuara në 1970-ën dhe 1972-shin. Muller realizoi plot 365 gola në 427 ndeshje të luajtura në Bundesligën gjermane, teksa në kompeticionet evropiane shënoi 66 gola në 74 përballje. Rekord vendosi edhe me kombëtaren gjermane, me të cilët në 62 ndeshje e gjeti 68 herë rrugën e rrjetës.
Lojtar i madh.Muler dhe Rumenigen kane qene majat e futbollit gjerman.Nuk mund t'a imagjinosh futbollin gjerman pa kete dyshe te shkelqyer.Me vjen keq qe u nda nga jeta kaq shpejt,le pas nje kujtim e emer te mire.
Përgjigju