Kupa e Shqipërisë do luajë fazën e 1/8. Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur se ndeshjet do zhvillohen të enjte dhe të premte këtë javë, përkatësisht në datat 2 dhe 3 shkurt.

Spostimi i ndeshjeve të enjte dhe të premte ka bërë që kampionati për javën pasardhëse të luhet fillimjavën tjetër, me Kupën që luhet në ditë të pazakontë. Të enjte në 13:00 zhvillohen pesë ndeshje, teksa spikat Partizani - Korabi apo Kukësi - Apolonia. Të premte po në 13:00 zhvillohen Vllaznia - Bylis dhe Teuta - Erzeni.

Ndeshjet e Kupës së Shqipërisë:

E enjte, 13:00

Egnatia - Skënderbeu

Kastrioti - Dinamo

Tirana - Lushnja

Kukësi - Apolonia

Laçi - Tomori

Partizani - Korabi

E premte, 13:00

Vllaznia - Bylis

Teuta - Erzeni