Futbolli shqiptar në zi, ndahet nga jeta
Ish-kapiteni i Kombëtares,Lin Shllaku

Futbolli shqiptar në zi, ndahet nga jeta<br />Ish-kapiteni i Kombëtares,Lin Shllaku
Është ndarë nga jeta në moshën 78-vjecare ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare të futbollit dhe Partizanit Lin Shllaku.
 
Lin Shllaku lindi në 12 korrik 1938 në qytetin e Shkodrës, ndërsa ka qenë pjesë e Vllaznisë dhe ekipit të Partizanit, madje duke udhëhequr të kuqtë edhe si kapiten.
 
Lin Shllaku ka lënë gjurmë edhe në ekipin kombëtar të futbollit ku ka qenë kapiten.
 
Presidenti i FSHF, Duka e ka cilësuar një humbje të madhe ndarjen nga jetë të Lin Shllakut, ndërsa ka shtuar se ka krijuar një boshllëk të madh në futbollin shqiptar.
 
"Thellësisht i trishtuar nga humbja e kapitenit tonë të madh Lin Shllaku. Humbja e një futbollisti të madh krijon gjithmonë boshllëk.

Por humbja e nje kapiteni dhe njeriu te paharruar si ai, krijon nje boshllek te madh"- ka shkruar nder te tjera ne ngushellimin e tij, Presidenti Armand Duka.

Presidenti i FSHF, thekson se "Ai dhe brezi i tij do te jene gjithmone nje frymezim per te rinjte dhe ata qe e duan futbollin. Familja humbi njeriun e shtrenjte, ndersa futbolli nje prej simboleve te tij".

Nesër në orën 12:30 organizohet ceremonia e homazheve për të ndjerin në hollin e Agjencisë Kombëtare të Sportit, ish- klubi Dinamo, ndërsa në orën 14:00 do të përcillet për në varrezat e Tufinës, ku do të prehet në banesën e fundit.


d.b/shqiptarja.com


 

  • Sondazhi i ditës:
    19 Dhjetor, 08:16

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit

Miratohet me 73 vota pro ligjin për anulimin e gjobave, për periudhën 1 janar 2015 - 30 nëntor 2024

Miratohet me 73 vota pro ligjin për anulimin e gjobave, për periudhën 1 janar 2015 - 30 nëntor 2024