‘Futbollistët duhet të japin, jo të kërkojnë!’ Idrizi në kundrapedal me aktorët e tjerë të futbollit: S’e kuptoj këtë ndihmën e FSHF-së (VIDEO)

Federata shqiptare e futbollit pak ditë më parë i erdhi në ndihmë klubeve me një paketë financiare pas refuzimit të qeverisë. Kjo shkaktoi shumë pakënaqësi në rradhët e aktorëve të futbollit, por në një intervistë për ‘report tv’ administrator i Flamurtarit Sinan Idrizi mban një qëndrim komplet të kundërt:

“Kërkesa e njerëzve të futbollit ndaj qeverisë më duket pa kuptim. Ne duhet të ishim ata që duhet të jemi altruistët më të mëdhenj në këtë situatë. Po të shikojmë kurbën e pagesave që bëhen në Shqipëri futbollistët dhe njerëzit e futbollit janë ata që paguhen më shumë se të gjithë. Kanë privelegjë më shumë se të gjithë dhe nga ana optimal janë në klasin A.”

Idrizi i jep të drejtë pretendimit të kryeministrit Rama se klubet e futbollit në Shqipëri paguajnë detyrime shoqërore për futbollistët sikur të ishin fasoneri:

“Ju e dini shumë mirë se ka lojtarë që paguhen si roje, tjetri si banakier, e të tjera e të tjera. Ne që duhet të jemi të parët ne detyrimet ndaj shtetit nuk jemi të parët. Në kërkesa jemi të parat.”

Më tej Idrizi thotë se nuk e kupton federatën që në paktën e ndihmës nuk përfshin klubet që administrohen nga bashkitë:

“Unë di vetëm që Partizani nuk merr fonde nga bashkitë. Të gjithë klubet, ne i kemi 0 me dëshirën tonë, të tjerë marin fonde nga bashkitë. S’e kuptoj dot. Më thoni që ka edhe një klub tjetër që militon në Superligë dhe që nuk merr fonde nga bashkitë atëhërë ne paskemi arrit kulmin e kapitalizmit.”

Idrizi është dakord se në rast të ndërprerjes së kampionatit Tirana duhet të shpallet kampion:

“Për mua Tirana në këto moment padiskutim që është ekipi më i mirë i Shqipërisë.”

Kjo do të thotë se ju e pranoni që Flamurtari të bie nga kategoria nëse kampionati ndërpritet?

“Patjetër patjetër patjetër patjetër… Nëse vendoset që të ndërpritet kampionati dhe ne renditemi të fundit patjetër që e pranojmë verdiktin.”

Ne.k./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • bert pirraneci: 17/04/2020 20:29

    O Sinan kokodashi po ca po thua ore,kush do japi lek futbollistat e tu qe po hane byrrek me leke borxh.shkuuuu matufi m****

    Përgjigju
  • toni: 17/04/2020 09:51

    Ci ben idriz pa ku e ke flamurin tone Turku sa muri joni sa bytha jote Leri pordhet ti sikur je Celo Mezani. Ti je mbushes topi kote

    Përgjigju
  • Ops: 16/04/2020 17:57

    O Sinan Idrizi ti ske dhen leke kur ka qen cdo gje ok, je ne 20 gjyqe me gjithe lojtaret por del jep dhe mend, sepse te drrjete ke bere airport ne vlore dhe e ndrrite, sidomos dhe komenti ymerit qenka pikant komplet kelluf

    Përgjigju
  • ymeri: 16/04/2020 16:25

    BRAVO ,SINAN IDRIZI,,NJEREZIT PO VDESIN KETA PLEHRA KERKOJNE LEKE,,,,STAMBOLLI DIGJET K**** KRIHET....ASNJE LEKE TE MOS JAPE QEVERIA...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja