Futbollistët serbë të Apolonisë 
dënojmë dhunën në  Beograd

Futbollistët serbë të Apolonisë <br />dënojmë dhunën në  Beograd
FIER- Luajnë prej disa sezonesh në kampionatin shqiptar të futbollit dhe njohin shumë mirë ligën e parë serbe. Ata janë dy lojtarët serbë që këtë sezon luajnë në ekipin e Apolonisë së Fierit, Xhorxh Xhorxhevic dhe Vilson Cakovic.
 
Xhorxhevic, teksa nuk mohon se kishte dëshirë që ndeshja mes Serbisë dhe Shqipërisë të fitohej nga patriotët e tij, pohon se ajo çka ndodhi në stadiumin “Partizani” të Beogradit s’ka lidhje me futbollin, dhe i dënon ashpër aktet e dhunës ndaj kuqezinjve.

“E kam ndjekur ndeshjen dhe shpresonim një ndeshje të bukur e të karakterizuar nga një garë sportive dhe mbi të gjitha, të fitonte ai që e meritonte. Përpara ndeshjes diskutonim me shokët e ekipit se kush do të fitonte, ne deshëm padyshim të fitonte Serbia, por ajo që ndodhi në fushën e lojës ishte një panoramë e shëmtuar që s’kishte lidhje me sportin. Vendimi lidhur me këto ngjarje i mbetet UEFA-s, ndaj duhet të presim”, tha Xhorxhevic.
 
futbollistet serbe apoloni


Në të njëjtën linjë me të është shoku i skuadrës, njëkohësisht bashkëkombësi i tij Vilson Cakovic .
 
“Ajo qe ndodhi, është një hap mbrapa për Serbinë, por ne duhet të respektojmë futbollin dhe duhet ta kuptojmë së ai nuk ka lidhje me politikën. Situata aktualisht është e nderë por me kalimin e kohës besoj do të rregullohet gjithçka”, tha Cakovic.
 
Ndërkohë teksa pohojnë se në Shqipëri ata ndihen shumë mirë, kur pyeten nëse marrëdhëniet mes dy vendeve do të ndryshojnë, nuk kanë një përgjigje konkrete.
 
Na mbetet të urojmë që deklaratat e tyre të mos nxisin dhunën e bashkëkombësve të tyre kur të kthehen në Atdhe.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Sulmet izraelite në Gaza dhe Liban, të paktën 34 të vdekur! UNIFIL thotë se do i mbajë pozicionet në Lindjen e Mesme

Lufta/ Sulmet izraelite në Gaza dhe Liban, të paktën 34 të vdekur! UNIFIL thotë se do i mbajë pozicionet në Lindjen e Mesme