Futbollisti i kombëtares së Zvicrës me rrënjë kosovare, Valon Behrami, pas përfundimit të karrierës së futbollistit, mund të konkurrojë për punën e përkthyesit ose interpretit. 

Mesfushori i Udinezes zotëron pesë gjuhë të huaja. “Ne komunikojmë sipas nevojës, në gjuhën gjermane, frënge, angleze ose italiane”, – ka shpjeguar Valon Behrami. 


(Valon Behrami, futbollisti shqiptar i Zvicrës)

Këtu, sigurisht, është anashkaluar edhe shqipja, si gjuhë amtare e Behramit dhe e tre futbollistëve tjerë standardë të “Natit zviceran”, Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri dhe Blerim Xhemajli.

Behrami, me një bagazh të madh të pjesëmarrjes, tashmë në gjashtë kampionate (4 Botërorë dhe 2 Europianë), është shembull unik, sa i takon larmishmërisë gjuhësore.