Futen në karantinë Robert Berisha dhe menaxheri i Tayna-s pas kthimit nga Amerika

Futen në karantinë Robert Berisha dhe menaxheri i Tayna-s pas kthimit nga Amerika

Robert dhe Tayna

Robert Berisha dhe Rinor Hykolli, menaxheri i Taynas, janë vendosur në karantinë me urdhër të autoriteteve të Kosovës, si pjesë e masave për të mos ndaluar përhapjen e Koronavirusit në vend.

Kjo ndodhi menjëherë pas kthimit nga koncertet që kishin në Amerikë dy personazhet e njohur.

Sipas medias kosovare, linja e udhëtimit për në Kosovë për ta ishte nga Stambolli dhe kur kanë mbërritur këta dy emra janë vendosur në Qendrën e Studentëve, e cila po shërben si karantinë.

 Por Roberti nuk ka qenë i kënaqur aspak me kushtet në konviktin ku po qëndron, ndërsa ka publikuar edhe një foto të një lavamani.

Karantinimi i Robertit vjen menjëherë pasi këngëtari bëri disa deklarata aspak të përshtatshme dhe madje raciste për Koronavirusin.

 Jo më larg se dy ditë më parë, këngëtari shqiptar bëri një postim super racist në Instastory-n e tij, ku publikoi një avion të linjës ajrore kineze, për të cilin shkruante: “Veç më vjen keq për Bruce Lee, se këtyre lakuriqëve, bombë atomike në gojë!”

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Pesë pyetje për 2025-ën

Pesë pyetje për 2025-ën