DURRËS- Është vënë në pranga nga Policia e Durrësit një 32-vjeçare, e cila ishe në kërkim për veprën penale "Mashtrimi".

32-vjeçare me iniciale E. B., është arrestuar në lagjen nr 6, pasi kishte mashtruar dy persona, duke ju shitur bileta të falsifikuara të një agjencie turistike.

“Kapet dhe ndalohet   një shtetase e shpallur  në kërkim për veprën penale "Mashtrimi"

Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, Specialistët Kundër Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore Durrës pas informacioneve te siguruara në rrugë operative, në lagjen nr 6  në Durrës  bënë të mundur ndalimin e shtetases   E.B., 32 vjeçe, banuese në Durrës,  e shpallur në kërkim e dyshuar për veprën penale të mashtrimit.

Kjo shtetase ka mashtruar dy shtetas duke ju shitur  bileta të falsifikuara  të një agjencie  turistike 

Materialet  i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprime të mëtejshme.”, -thuhet në njoftimin e plotë të Policisë së Durrësit.