Në kampionatin evropian të hendbollit, edhe pse aty nuk merr pjesë as edhe një shqiptar, janë kënduar kore raciale kundra shqiptarëve. Koret raciale dhe fyerjet kanë ardhur nga ana e tifozëve serb në ndeshjen Serbi-Kroaci. Duket se tani stafetën e kanë marrë në dorë serbët pas fyerjeve që kanë ardhur nga maqedonasit kundra shqiptarëve disa javë më parë.
Në ndeshjen e nxehtë, Serbi-Kroaci, të luajtur të shtunën në mbrëmje, ndër fyerjet tjera huliganët vendës nuk kanë shpëtuar pa fyer edhe shqiptarët.
“Vraje kroatin që shqiptari të mos ketë vëlla” bërtisnin tifozët serb.
Sipas medieve kroate që kanë ndjekur ndeshjen nga palestra, edhe spikeri oficial ka përkrahur tifozët për fyerjet në kor. ah/shqiptarja.com/
/Shqiptarja.com