Fyerjet, përjashtohet 10 ditë
Flamur Noka: Do ta bëj sërish

Fyerjet, përjashtohet 10 ditë<br />Flamur Noka: Do ta bëj sërish
Deputeti demokrat Flamur Noka nuk do të marrë pjesë për 10 ditë në punimet e Kuvendit. Byroja e Kuvendit vendosi sot përjashtimin e Nokës për 10 ditë, pas sherrit në Komisionin e Sigurisë, ku ai përdori fjalë fyese.

Byroja e Kuvendit u mblodh pasditen e sotme nën drejtimin e n/ kryetares Valentina Leskaj pas letrës së dërguar nga Komisioni i Sigurisë për masë ndaj deputetit të PD, Flamur Noka. Mbledhja u drejtua nga Leskaj, pasi Ilir Meta ndodhet në një vizitë zyrtare në Gjermani.

Komisioni i Sigurisë kërkoi përjashtimin 10 ditë nga punimet e Kuvendit të Nokës, pasi ofendoi kryetarin e Komisionit, Spartak Braho dhe ministrin Tahiri.

Noka: Tahiri klloun, do ta bej serish
Pas vendimit të Byrosë, deputeti Flamur Noka deklaroi se do të vepronte njëlloj, po të ndodhte sërish ajo situatë në Kuvend. Noka sulmoi ministrin Tahiri duke e quajtur një klloun që luajti teatër në komision.

“Ministri i Brendshëm erdhi dje, aktroi, i injoroi, i përdhunoi dhe iku. Është e papranueshme një arrogancë e tillë. Dje ai ka shprehur neglizhencë të madhe për qytetarët e këtij vendi. Dje diskutohej buxheti për Ministrinë e Brendshme. Qytetarët po vriten si lepuj në fushatë gjuetie, aeroportet e drogës ia kanë kaluar për nga cilësia aeroportit të Rinasit; qytetarët ndihen më të pasigurtë çdo ditë e më shumë. Qytetarët prisnin të dëgjonin se çfarë do të bëhet për të përmirësuar situatën, por ministri vepron si një karagjoz, si një klloun. Sa kohë të jem parlamentar, unë nuk do të pranoj kurrë këtë situatë. Nuk ndëshkohet ministri që u soll në atë mënyrë, apo kreu i Komisionit që nuk reagoi për këtë sjellje, por ndëshkohet ai që kundërshton këtë arrogancë dhe fyerje ndaj shqiptarëve”, deklaroi Noka.

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Militantë të Berishës protestojnë kundër Ramës në Londër (VIDEO)

Militantë të Berishës protestojnë kundër Ramës në Londër (VIDEO)