TIRANE- Kur vendin e ndaj një muaj nga “ethet” e qershorit për çështjen e statusit të vendit kandidat në BE, Komisioneri për Zgjerimin e Bashkimit Europian theksoi se beson se Shqipëria do ta marr statusin. Ai deklaroi dje se beson që liderët e BE-se në qershor do ta miratojnë përparimin e Shqipërisë për në Bashkimin Europian. Këto deklarata të tij u bënë në ceremoninë për dhjetë vjetorin e pranimit në BE të disa vendeve të Europës Lindore dhe Qendrore në vitin 2004, eurokomisioneri ka theksuar se beson se liderët e BE-së në qershor do ta miratojnë përparimin e Shqipërisë ne rrugën e saj drejt integrimit evropian.
“Jam optimist. Kemi punuar shumë ngushtë me autoritetet shqiptare dhe me drejtuesit e tjerë shtetërore, duke përmbushur rekomandimet e fundit bërë nga ana e vendeve anëtare. Kemi punuar me vendet anëtare, duke u përgatitur për vendimin e qershorit nga ana e Këshillit të Bashkimit Europian. Ne aktualisht po flasim për përpilimin e raportit qe do tu prezantohet vendeve anëtare. Nuk do të zbuloj shume, sidoqoftë mund të them se kemi fakte te mjaftueshme jo vetëm për të përsëritur por në fakt për të përforcuar rekomandimin tonë për statusin kandidat, dhe shpresoj qe vendet anëtare do ta pranojnë atë duke u bazuar ne sinjalet pozitive duke marre një vendim pozitiv në qershor për Shqipërinë”. Ai theksoi se pret mandat shumë të suksesshëm pesëvjeçar për komisionerin e ardhshëm, i cili është përgjegjës për pranimin e anëtarëve të rijnë në Bashkimin Evropian. Sipas tij, perspektivë evropiane presin edhe disa shtete në pjesën lindore të Evropës, të cilat deri tani nuk kanë pasur mundësi për anëtarësim.
Statusi
Në muajin dhjetor të vitit 2013 shtete më të forta të Bashkimit Europian u treguan skeptike për dhënien e statusit të vendit kandidat për Shqipërinë duke theksuar se qeveria e re duhet të jap më shumë prova se është e gatshme në rrugën e integrimit. Por ky vendim nuk u prit mirë nga disa përfaqësues të BE-së, shtete të cila kanë dhënë gjithmonë mbështetjen ndaj Shqipërisë në rrugën e integrimit. Por tani më përgjigja do të jepet në muajin qershor ku të gjitha mundësitë janë të hapura. Pavarësisht se KE-pritet që të jap rekomandimin që Shqipërisë ti jepet statusit, do të jenë ministrat e jashtëm të vendeve anëtarë që do të vendosin për integrimin e vendit. Në muajin dhjetor ishte Gjermani, Franca, Holanda, Danimarka dhe Britani e Madhe. Por gjatë muajve të partë të vitit u pa një ndryshim nga qëndrimi i dhjetorit i këtyre vendeve duke dhënë më shumë shpresë për një përgjigje pozitive.
Shkrimi u publikua sot 1 maj 2014 në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com