BRUKSEL - Vendet e Evropës Juglindore në Bashkimin Evropian kanë bërë përparim të konsiderueshëm në drejtim të demokracisë, sundimit të ligjit dhe të drejtave të njeriut. Kështu është shprehur komisioneri per zgjerimin në Komisionin Evropian, Stefan Fyle gjatë mbledhjes së Komisionit për Politikë të Fqinjësisë së Mirë mbajtur në Bruksel.
“Bashkimi Evropian ka mbështetur zgjedhjet në disa nga vendet partnere duke mobilizuar më shumë fonde, duke ofruar kapacitetet e duhura, duke përforcuat integrimin ekonomik dhe mbështetur shoqërinë civile. Dialogu politik në këto vende është intensifikuar”, - u shpreh Fyle.
Megjithatë, Fyle theksoi se progresi në disa fusha të tjera ka ndodhur më ngadaltë nga çka ai shpresonte, veçanërisht në përmirësimin e çështjeve të migracionit. Ai vë në dukje se nuk duhen lënë jashtë vëmendjes proceset e gjata të tranzicionit që shumë vende europiane po kalojnë.
“Është e vërtetë se shumë njerëz në Evropë dhe gjetkë, bëjnë pyetje rreth tranzicioneve aktuale. Fillimisht ne nuk duhet të harrojmë se procesi i kalimit të tranzicionit nuk është i thjeshtë. Të shkosh nga një regjim autoritar drejt një demokracie është një proces që mund të marrë javë ose muaj. Kështu që unë dua t’ju them se nëse se ne do të vazhdojmë t’ju përkrahim gjatë procesit të gjatë të tranzicionit.” – ka theksuar ne fjalën e tij Fyle.
Komisioneri për Zgjerimin shtoi më tej: “Nuk duhet të kemi frikë prej lirive të reja të fituara nga partnerët tanë, dhe duhet të vazhdojmë të kemi besim në kapacitetet e demokracive për të luftuar kundër ekstremizmit.”
Por më lejoni të jem i qartë me ju, u tha pjesëtarëve të Komisionit për Politikë të fqinjësisë së mirë komisioneri Fyle, -Bashkimi Evropian nuk mund t’iu imponojë asgjë. Ritmi i reformave dhe gjithëpërfshirja juaj është çështje e vetë vendimeve tuaja në politikën sovrane.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com