Fyle i telefonon Ramës:Nga KE,
e keni mbështetjen

Fyle i telefonon Ramës:Nga KE,<br />e keni mbështetjen
TIRANE- Komisioneri për Zgjerimin në Komisionin Europian, Stefan Fyle përmes një komunikimi telefonik i ka përcjellë mesazhin kreut të qeverisë Edi Rama se KE mbështet Shqipërinë në rrugën drejt pranimit. Një lajm të tillë e ka bërë me dije përmes një postimi në Tëitter vetë komisioneri teksa shkruan se i kishte telefonuar Ramës për t’i siguruar mbështetjen e palëkundur që KE ka për Shqipërinë. “Kam telefonuar Kryeministrin Edi Rama, për ta siguruar atë dhe vendin e tij për mbështetjen dhe angazhimin e fortë të Komisionit Europian në udhëtimin e pranimit të Shqipërisë në BE”, shkruan Stefan Fyle.

I cili ka qënë një mbështetës i fortë i Shqipërisë për të marrë statusin e vendit kandidat gjë të cilën e ka shprehur jo vetëm përmes raportimit në Parlamentin Evropian por dhe në letrën dhe kërkesën drejtuar ministrave të jashtëm të vendeve të Bashkimit Evropian. Ku teksa përsërit kërkesën për t’i dhënë statusin e vendit kandidat Shqipërisë deklaron se përparimet në këto muaj ishin mbresëlënëse dhe mbi parashikimet, që me ardhjen e qeverisë së re të drejtuar nga kryeministri Edi Rama.

Ai në momentin e shtyrjes së statusit tha se ka pasur zhvillime domethënëse në Shqipëri dhe Këshilli i BE i ka njohur, si konsensusi, masa për gjyqësorin, parlamentin, administratën publike, zgjedhjet e qeta një hap përpara për Shqipërinë dhe po ashtu hapa në luftën kundër korrupsionit dhe krimin e organizuar. “Pati një përpjekje të veçantë nga qeveria e re dhe është një moment i ri reformash. Ne kemi një ide të qartë për qershorin”, u shpreh Fyle.
 
Shkrimi u publikua sot (20.12.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit