Fyle i telefonon Ramës: Nga BE
keni mbështetje të palëkundu

Fyle i telefonon Ramës: Nga BE<br />keni mbështetje të palëkundu
TIRANE- Komisioneri për Zgjerimin e Bashkimit Europian përmes një komunikimi telefonik i ka përcjellë mesazhin kryeministrit Edi Rama se Komisioni Europian mbështet Shqipërinë në rrugën drejt pranimit

Përmes një postimi në Twitter, Fyle shkruan se i kishte telefonuar Ramën për t’i siguruar mbështetjen e palëkundur, që BE ka për Shqipërinë.

“Kam telefonuar Kryeministrin Edi Rama, për ta siguruar atë dhe vendin e tij për mbështetjen dhe angazhimin e fortë të Komisionit Europian në udhëtimin e pranimit të Shqipërisë në BE”, shkruan Stefan Fyle
 
I ftuar në emisionin “Airport” të gazetares Erjona Rusi, mbrëmjen e së mërkurës 18 dhjetor, një ditë pasi Këshilli i Ministrave të Jashtëm të BE-së vendosi shtyrjen e dhënies së statusit, Sequi tha se integrimi në BE, është një proces me rregulla dhe në qershor 2014 nuk do të ndikojnë zgjedhjet brenda vendeve të BE-së. Ambasadori i BE Ettore Sequi , i kërkoi qeverisë shqiptare dhe opozitës, të luftojë krimin e organizuar dhe korrupsionin që Brukseli të japë një përgjigje pozitive në muajin qershorit 2014.

Ndërkohë që mbrëmë kryeministri Edi Rama deklaroi se Shqipëria meritonte më shumë dhe se vendimi për shtyrjen e dhënies së statusit qershorin e ardhshëm nuk ishte i mirë as për të dhe as për rajonin.

“Vendimi për shtyrjen e dhënies së statusit të vendit kandidat në qershor s’ishte vendimi më i mirë që familja europiane mund të merrte për vendin tonë, as për rajonin. Më lejoni të jem shumë i qartë me ju; ky vendim vetëm rrit vendosmërinë tonë për reformat e thella shtetndërtuese e ndryshime rrënjësore e themelore në çdo fushë, që çdokush të prekë rrënjësisht rezultate të reja. Për ne procesi i integrimit s’është udhëtim për diku jashtë Shqipërisë, por brenda nesh për ta ndërtuar Shqipërinë europiane këtu”, tha Rama.
Sipas tij në 3 muajt e qeverisjes së tij, u dhanë prova të qarta për hezituesit që Shqipëria meritonte statusin, e që ata i njohën e i vlerësuan këto prova.

Redaksia Online
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit