BRUKSEL –Kryeministri Edi Rama është takuar sot në mesditë me Komisionerin për Zgjerimin dhe Politikën Evropiane të Fqinjësisë, Stefan Fyle, i cili ka konfirmuar se statusi kandidat për Shqipërinë është i mundur.
Lajmin e ka bërë të ditur zyra e shtypit e BE-së, sipas së cilës, në takimin e tyre të parë u diskutuan objektivat e Shqipërisë për në BE dhe masat që Shqipëria duhet të marrë për të ecur më tej në rrugën e saj drejt integrimit në BE.
Ata diskutuan gjithashtu rrugët për të garantuar më shumë angazhim për përshpejtimin e procesit të aderimit të Shqipërisë në BE dhe reformat e domosdoshme.
Komisioneri Fyle, sipas njoftimit, e ka inkurajuar qeverinë e re shqiptare që të vazhdojë procesin e reformave të lidhura me BE-evropiane në një mënyrë të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse.
"Bashkëpunimi konstruktiv mes qeverisë dhe opozitës do të jetë thelbësore për të trajtuar sfidat në rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian", tha Komisioneri Fyle në takim. Sipas tij, "kjo është e rëndësishme për t’u arritur nga të gjitha palët e interesuara, brenda vendit, në rajon dhe nga shtetet anëtare."
Fyle, duke konfirmuar se statusi kandidat për Shqipërinë është i mundshëm, ka thënë se "Shqipëria do të duhet të tregojë vëmendje të veçantë për sundimin e ligjit dhe për forcimin e ligjit në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar".
Raporti i BE-së për progresin që ka bërë Shqipëria këtë vit do të publikohet muajin e ardhshëm.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com