Fyle në Maqedoni për integrimin
dhe Marrëveshjen e Ohrit

Fyle në Maqedoni për integrimin <br />dhe Marrëveshjen e Ohrit
SHKUP- Komisioneri për zgjerim Stefan Fyle deklaroi sot në Shkup se është i kënaqur nga plani i aksionit i miratuar nga qeveria maqedonase, por i rëndësishëm sipas tij është zbatimi në praktikë i këtij plani.
“Plani nuk duhet të mbetet në letër, por duhet zbatuar”- është shprehur Fyle.
Fyle vlerësoi gjithashtu faktin që axhenda europiane e vendit është vendosur në qendër të debatit publik.
Stefan Fyle u tha autoriteteve në Shkup se duhet të intensifikojnë përpjekjet në zbatimin e plotë të reformave në vend.
Kryeministri Gruevski tha se i përcolli zotit Fyle aspiratën e Maqedonisë për integrum në BE dhe qëllimin për celjen sa më shpejt të negociatave për anëtarësim.
Grevski tha se në takim është biseduar edhe për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit si dhe marrëdhëniet ndëretnike, përfshi dhe vrasjen e pesëfishtë.
"Shoqëria multietnike maqedonase dhe institucionet gjatë dhjetë viteve të implementimit të Marrëveshjes së Ohrit treguan se kanë kapacitete për tu ballafaquar me sfidat e natyrave të ndryshme", theksoi Gruevski. Në takimin e nivelit të lartë qeveritar kanë marrë pjesë edhe anëtarë të tjerë të kabinetit qeveritar përfshirë zëvendëskryeministrat Musa Xhaferi dhe Teuta Arifi. (ns/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Barcelona fiton El Clasicon e parë të sezonit, Halaand i jep leksione Chelsea-s! Juve barazon, Motta: Chiesa duhet të gjejë një klub tjetër

Barcelona fiton El Clasicon e parë të sezonit, Halaand i jep leksione Chelsea-s! Juve barazon, Motta: Chiesa duhet të gjejë një klub tjetër