TIRANE- Deputeti socialist Taulant Balla ka reaguar në rrjetin social Facebook, për një shkrim të ish Kryeministrit Berisha në rrjetin social, i cili ka akuzuar komisionerin evropian Stefan Fyle si “sebofil dhe majtist i thekur”.
Në fjalën e tij deputeti socialist ka rradhitur një sërë arsyesh se pse komisioneri Fyle meriton respektin e të gjithë shqiptarëve dhe më tutje i është adresuar Kryetarit Lulzim Basha, duke i kërkuar që në emër të Partisë Demokratike të kërkohet falje.
 
“Ne shqiptarët duhet t'i jemi mirenjohës zotit Fule për mbështetjen e dhënë nga ky Komisioner procesit të integrimit të Kosovës në Bashkimin Europian. Gjatë mandatit të zotit Fule dhe të koleges së tij zonjës Ashton, Kosova bëri hapa të rëndësishëm drejt BE.
Ne shqiptarët duhet t'i jemi mirënjohës zotit Fule, i cili në vitin 2008 si perfaqësues i Republikes Çeke në NATO, mbeshteti vendimin për anëtarësimin e Shqipërisë në Aleancën e Atlantikut Verior”-vuri në dukje Balla.
 
“Si mund të guxojë Sali Berisha të akuzojë për serbofil, këtë zyrtar të lartë europian”?
”Si nuk ka frerë në gjuhën e vet ky deputet i Partise Demokratike, i cili me një retorikë të shkollës së vet hoxhiste, të vjelle kaq vrerë kundër një europeisti të nderuar?”-ka akuzuar Balla.

“Sot dua t'i drejtohem publikisht Kryetarit “de facto” të Partisë Demokratike të sqarojë ai pozicionin e Partisë së tij në lidhje me deklaratat e deputetit Sali Berisha kundër Komisionerit Stefan Fule.”-ka thënë socialisti

”Lulzim Basha, nëse ti je Kryetar i Partisë Demokratike, duhet të kërkosh ndjesë për këtë sulm enverist kundër një eurofili shumë të respektuar si Stefan Fule.”- është adresuar Deputeti.

balla ne fb
                                            (Statusi në Facebook i Taulant Ballës)

Redaksia Online
(ak/Shqiptarja.com)