TIRANE- Vizita në Tiranë e komisionerit evropian për Zgjerimin, Stefan Fyle, që ishte planifikuar të zhvillohej të enjten, është shtyrë, njoftuan dje për gazetën “Shqiptarja.com” burime zyrtare nga Bashkimi Evropian në Bruksel. Zyrtari i lartë i BE parashikohej të kishte takime të nivelit të lartë me zyrtarët shqiptarë për të biseduar lidhur me përparësitë e aderimit të vendit në Bashkimin Evropian dhe plotësimin e kushteve nga Shqipëria për marrjen e statusit në qershor të këtij.
Por ka qenë situata e ndezur në Ukrainë, të paktën sipas variantit zyrtar, që kërkon praninë atje të Komisionerit Evropian dhe ai duhet të shkojë urgjentisht sot në kryeqendrën e protestës së opozitës në Kiev, ku do të qëndrojë edhe të mërkurën e të enjten. Vizita e tij do të përfaqësonte një përpjekje për të vazhduar ndihmën e Bashkimit Evropian për Ukrainën në zgjidhjen e krizës aktuale. Sipas të njëjtave burime, vizita e komisionerit Stefan Fyle në Shqipëri do të kryhej sa më shpejt që të ishte e mundur, pasi të bihet dakord për datën e ardhshme të saj me partnerët shqiptarë.
Sipas zyrës së komisionerit për Zgjerimin pranë Komisionit Evropian, Stefan Fyle, si Komisioni, ashtu edhe vetë komisioneri personalisht mbeten shumë të angazhuar për të vijuar dialogun me Shqipërinë, ku përfshihet edhe dialogu në nivel të lartë, i cili ka nisur me sukses vitin e kaluar, për të ndihmuar Shqipërinë në procesin e integrimit drejt BE-së.
Përplasjet
Më se njëherë ndërkombëtarët kanë kërkuar që palët në Shqipëri të ulin tonet dhe të dialogojnë për reformat që duhet të ndërmerren në funksion të marrjes së statusit të vendit kandidat për në BE. Ndërkohë që kreu i Bashkisë së Tiranës, njëherësh kryetar i Partisë Demokratike Lulzim Basha sa herë që akuzon Ramën për mungesën e konsensusit, bëhet fjalë për ndarjen e re territoriale të vendit ku sipas ligjit duhet të përfundojë brenda 6 mujorit të parë të këtij viti, fiks një vit para zgjedhjeve të përgjithshme vendore, përmend thirrjet që BE dhe SHBA i kanë bërë mazhorancës.
Dhe në këtë kontekst, Basha ka qëndruar jashtë komisionit dypalësh për reformën territoriale, në pritje të vizitës së komisionerit të BE, Stefan Fyle në Tiranë për t’i kërkuar një tërheqje të mundshme mazhorancës nga qëndrimi për reformën territoriale këtë vit, dhe hyrjen në zgjedhje me ndarjen e vjetër territoriale. Madje Basha tre ditë më parë ka kërcënuar se ende nuk ka vendosur nëse opozita do të hyjë në zgjedhjet vendore të vitit të ardhshëm apo jo. Shtyrja e vizitës së Fylesë pritet ta shtyjë më tej akordimin mazhorancë-opozitë.
Shkrimi u publikua sot (11.02.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com