ZAGREB - Komisioneri evropian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e Mirë në Bashkimin Evropian, Stefan Fyle vlerëson se Shqipëria ka bërë progres të rëndësishëm gjatë vitit të kaluar.
Në një fjalim të mbajtur në forumin e shoqërisë civile të vendeve të Ballkanit perëndimor, Fyle vë në dukje marrëveshjen ndërpartiake që bëri të mundur adresimin e disa reformave të kërkuara nga Bashkimi Evropian dhe prioritetet e vendosura nga Komisioni Evropian.
"Shqipëria ka bërë progres të rëndërishëm gjatë këtij viti, sidomos në marrëveshjen ndërpartiake në procesin e reformave të Bashkimit Evropian, si dhe në përmbushjen e reformave substanciale në fushën e prioriteteve kyçe të Komisionit Evropian. Ne nuk jemi duke propozuar hapjen e negociatave ende por statusi kandidat është brenda mundësive", u shpreh Fyle.
SFIDAT
Në vlerësimin e komisionerit sfida e parë është vendosja e shtetit ligjor në qendër të politikave të zgjerimit.
"Vendet që duan të bashkohen duhet të kryejnë reformat në sistemin e drejtësisë dhe të administratës publike duke garantuar bazën e fortë për të parandaluar korrupsionin. Trupave ligjore duhet tu garantohen mjetet dhe burimet e nevojshme për të luftuar krimin e organizuar", u shpreh Fule në forumin e mbajtur në Zagreb.
Sfida e dytë sipas tij është ajo e bashkëpunimit rajonal mes vendeve të Ballkanit perëndimor.
Së treti, Fule u ndal tek sfidat ekonomike për të arritur qëllimin e një sistemi financuar të konsoliduar. Fule u shpreh optimist për çështjen e anëtarësimit të Kroacisë që në fillim të muajit korrik.
KOSOVA
Duke ju referuar Kosovës, Fule tha se vendi është gati të hapë negociatat për marrëveshjen e Stabilizim Asociimit dhe se propozimi do të bëhet sapo autoritetet të kenë adresuar disa çështje të identifikuara në disa fusha.
SERBIA
Sa i takon Serbisë, komisioneri thotë se lëvizjet në drejtim të marrëdhënieve me Kosovën janë për tu inkurajuar.
"Pritet që Serbia të zbatojë marrëveshjet. Qëllimi është që të dyja palët të jenë në gjendje të shkojnë drejt integrimit evropian dhe të shmangin përpjekjet për bllokim", u shpreh Fule.
(Gre.M/d.m/Shqiptarja,com)
/Shqiptarja.com