PRISHTINE- Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka zhvilluar një bisedë telefonike me Komisionarin Europian për Zgjerim dhe Politika Fqinjësore Europiane, Stefan Fyle, ku ky i fundit e ka vlerësuar progresin në Kosovë.
Ministri Hoxhaj ka shprehur mirënjohjen e popullit dhe Qeverisë së Kosovës për përkrahjen që komisionari Fyle dhe Komisioni Europian po japin për Kosovën, me theks të posaçëm pas hapjes së negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit.
Hoxhaj ka folur për rëndësinë që ka për shtetin e Kosovës avancimi i gjithanshëm i proceseve integruese europiane, të cilat, siç u shpreh ministri Hoxhaj, janë shumë të rëndësishme për ndërtimin e Kosovës europiane si dhe për reformimin e vendit.
Fyle po ashtu ka rikonfirmuar mbështetjen e Komisionit Europian për Kosovën në proceset integruese evropiane.
Ministri Hoxhaj dhe komisionari Fyle kanë biseduar edhe për nevojën e fuqizimit të mëtutjeshëm të bashkëpunimit rajonal dhe proceset konkrete që kanë ndikim në këtë drejtim në rajon.
Marrë nga "RTK"
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com