ITALI-Qendra e Milanos është zgjuar me palma dhe banane të mbjellura përballë Duomos.
 
Sheshi kryesor në Milano ka marrë këtë pamje falë projektit të arkitektit Marco Bay.
 
Instalacioni do të qëndrojë në qytet për 3 vite. Në rrjetet sociale janë postuar fotografitë e para ndërsa kryebashkiaku Beppe Sala ka qenë nga të parët komentues.
 
Në postimin e fotografive ai ka shkruar:”Ide e mirë apo e keqe? Milano guxon”.

milano

[gallery]21049[/gallery]

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com