"Fytyrë e poshtër”, PD sqaron
 se kë shau qytetari nga Klosi

 se kë shau qytetari nga Klosi">
TIRANË – Partia Demokratike ka dalë me një deklaratë zyrtare këtë të dielë lidhur me atë që në media u përhap si një incident kundër Bashës, gjatë takimit të kreut demokrat me qytetarë të Klosit.

Zëdhënësja e selisë blu, Ina Zhupa, tha se thirrjet me mllef të një qytetari nuk i adresoheshin liderit demokrat, por kryeministrit Edi Rama. Bëhet fjalë për thirrjet “fytyrë e poshtër” që u dëgjuan nga një qytetar në videon e takimit të shpërndarë një ditë më parë nga zyra e shtypit të PD-së.

 “Kudo, në çdo cep të vendit, ka protestë ndaj Edi Ramës. Varfëria që ka sjellë, vjedhjet dhe abuzimet e tij, kanë shkaktuar revoltë, dhe kudo njerëzit shprehen kundër tij.Siç ndodhi në Klos. Dhe ju mund ta shihni dhe dëgjoni fare mirë në video. Siç dallohet qartë, qytetari është shprehur; “Zgjedhje të parakohshme, zgjedhje të parakoshme, Lul Basha kryeministër”. Përpjekja e Edi Ramës për të manipuluar opinionin, me anë të laboratoreve të tij mediatike, është shenjë e qartë e krizës ku ai ndodhet”, tha në një deklartë për mediat zëdhënësja e Partisë Demokratike.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Nostalgjia e kujtimeve shqiptare vjen me Amarcord, emisioni më i ri në Report Tv

Nostalgjia e kujtimeve shqiptare vjen me Amarcord, emisioni më i ri në Report Tv