G 20 e Financave: Do luftojmë
burimet e financimit të terrorizmit

Ministrat e Financave të G20-ës i bënë sot thirrje komunitetit ndërkombëtar të bëjë më shumë për të përmbushur “mangësitë” në luftën kundër financimit të terrorizmit. “Jemi të vendosur për të luftuar në mënyrë këmbëngulëse burimet e financimit të terrorizmit”, pohuan ata në një deklaratë të publikuar në përfundim të takimit.

“Ne do të dyfishojmë përpjekjet tona për të rritur frymën e bashkëpunimit dhe shkëmbimit të informacioneve. U bëjmë thirrje të gjitha shteteve të jenë pjesë e këtyre përpjekjeve, kryesisht nëpërmjet miratimit të shpejtë të standarteve të FATF-t, Task Force e Veprimit Financiar mbi Pastrimin e Parave”, shkruajnë bankierët kryesorë të njëzet fuqive më të mëdha botërore.

Ata i kërkuan ndër të tjera kësaj organizate ndërkombëtare me seli në Paris për të intensifikuar bashkëpunimin për identifikimin dhe adresimin e mangësive dhe pengesave që parashtrohen në sistemin financiar, duke cituar burimet dhe metodat e financimit të terroristëve dhe përdorimit të këtyre fondeve”/Atsh

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Makinat përplasen ‘kokë me kokë’ në aksin Fushë-Krujë-Thumanë, një nga mjetet përfundon mbi barrierë! Një i plagosur