Pas lajmit për zgjedhjen e Thoma Gëllçit drejtor i RTSH ka ardhur edhe reagimi i deputetit të PD Luçiano Boçit i cili ironizon këtë vendim. Me anë të një statusi në rrjetin social Facebook, Boçi shkruan se Gëllçi është ish kryeredaktor i gazetës "Zëri i Popullit" dhe me ironi thotë se tashmë u bind që RTSH do ti kthehet "populli"

Ja statusi i plotë i Luçiano Boçit

"RTSH I KTHEHET "POPULLIT"!!!!????

Lajmi i fundit:
Thoma Gëllçi, ish kryeredaktori i "Zërit të popullit", pas ndryshimit të ligjit që tani e tutje mund të quhet fare mirë Ligji "Gëllçi" dhe jo Ligji për mediat audiovizive", u zgjodh "për inat të mazhorancës" drejtor me shumicë të cilësuar (7 me 4). 
Tejkaloi dhe ndryshimin ligjor që u bë me aq djersë e mund!!!
Pas kësaj "u binda" se RTSH vërtet do "t'i kthehet" "publikut"!!!!
Madje më shumë se kaq:
Do "t'i kthehet" popullit!!!!?!
Ka mundësi ta emërtojnë dhe "RTSH-Zëri i popullit"
E hajde e thoni tani po të doni që në Shqipëri media nuk është e lirë!!!"

Redaksia onlin
(s.m/shqiptarja.com)