Gërdeci, padi e re për Mediun
Gjykata e Lartë e merr përsipë

Gërdeci, padi e re për Mediun<br />Gjykata e Lartë e merr përsipë
TIRANË - Gjykata e Lartë nuk ka marrë përsipër të gjykojë padinë e re të familjarëve të viktimave të Gërdecit kundër të akuzuarve Mihal Delijorgji, Ylli Pinari, Dritan Minxolli, Këshillit të Ministrave dhe Ministrisë së Mbrojtjes, duke sqaruar se ajo nuk mund ta shqyrtojë për moskompetencë.
Por, kjo Gjykate ka pranuar të shqyrtojë gjykimin e çështjes në ngarkim të ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu, aktualisht ministër i Mjedisit.

Familjarët e viktimave të tragjedisë së Gërdecit, kur shpërthimi në fabrikë u mori jetën në 15 mars të vitit 2008 plot 26 personave dhe lëndoi më se 300 të tjerë, akuzojnë rishtas ministrin Fatmir Mediu, Ylli Pinarin, Mihal Delijorgjin, e Dritan Minxollin se janë fajtorë për plagosjen e rëndë dhe papërgjegjshmëri ndaj banorëve të Gërdecit, që punonin në fabrikën e demontimit të armëve në Gërdec, rreth 15 km larg kryeqytetit.
Kjo është padia e dytë e familjarëve të viktimave, pas asaj të vitit 2009 ku ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu u shpall i pafajshëm.
Ndërkohë, prokurorët e çështjes Gërdeci kanë kërkuar burg përjetë për të pandehurit kryesorë të procesit të bujshëm, Mihal Delijiogji, Ylli Pinari dhe Dritan Minxolli.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Del fotoja e mikut të biznesmenit që vdiq det, u arrestua sot! Do i vendosnin tritol anijes 'Finikas Lines', ishin konkurentë në linjën Sarandë-Korfuz

Del fotoja e mikut të biznesmenit që vdiq det, u arrestua sot! Do i vendosnin tritol anijes 'Finikas Lines', ishin konkurentë në linjën Sarandë-Korfuz