TIRANE – Vendimi i sotëm i Gjykatës së Tiranës, që hoqi akuzën për vrasje ndaj të pandehurve të çështjes së Gërdecit, tregon se shqiptarët kanë mbetur pa institucione shtetërore. Ky është, në thelb, reagimi i familjarëve të viktima të bërë publik përmes një deklarate.
Pas këtij proçesi gjyqësor mësuam se kush dëmtoi muret – thanë ata - kush vodhi municionet por mbeti enigëmë kush vrau 26 persona. “Pas 4 vitesh seancash maratonë të sistemit të drejtësisë, më në fund është zbuluar se kush dëmtoi muret rrethuese të shtëpive, se cili shkaktoi dëm me anë të vjedhjes së municioneve, se cili falsifikoi dokumentat nga një zyrë e shtetit tek tjetra, por ngeli ende enigmë se cili vrau 26 veta nga të dashurit tanë”, thuhet në deklaratë. “Autorët e krimit ose nuk u gjykuan, si në rastin e Fatmir Mediut, ose nuk u dënuan për krimin kryesor, atij të vrasjes së 26 personave të pafajshëm”.
“Ne kemi 4 vite që zgjohemi pa të dashurit tanë – thuhet më tej në deklaratën e familjarëve të viktimave - por që nesër jemi të bindur se po zgjohemi të gjithë si shqiptar pa institucione shtetërore. Ky krim i shëmtuar i përket të gjithëve”, përfundon deklarata.
(im/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com