Gëzim Çela, i konsideruar si kapoja i supertrafikut të heroinës dhe kokainës, zbuluar mes Shqipërisë dhe Kosovës, është dënuar në Itali me 19 vjet e 9 muaj burg për shfrytëzim prostitucioni, por vetëm një muaj para zgjedhjeve të 23 qershorit 2013 gjykata e Apelit e Tiranës hodhi poshtë kërkesën për ekstradim. Eshtë mbuluar me mister gjykatësi që ka vendosur të lërë të lirë supertrafikantin: Nga regjistri dixhital online i gjykatës së Tiranës, te akti nr 62 emri i i gjykatësit relator që ka marrë vendimin me 17 maj 2013 është fshirë në mënyrë të mistershme.
Që nga ajo ditë Gëzim Çela ishte në arrest shtëpie, edhe pse në të vërtetë ishte i lirë të bënte trafiqet e tij. Pikërisht, këto ditë në gjykatën e Tiranës është në zhvillim rigjykimi i Çelës dhe me date 19 te ketij muaji është parashikuar pretenca e prokurorit. Por ndërkohë gjurmët e baronit të drogës nuk gjenden. Ai është zhdukur.
Gëzim Çela, ishte oficer policie në vitin 2003, kur u arrestua për here te pare për trafik dhe shfrytëzim të prostitucionit që niste nga Bullgaria dhe përfundonte në Itali.
Gjyqtari Arben Kostandini e dënoi me 7 vite e gjysëm, por duke përfituar nga gjykimi i shkurtuar dënimi shkoi në 5 vite burg, të cilat gjithsesi Çela nuk i shleu.
Paraqiti një epikrizë për kancer në gju, që i mjaftoi gjyqtarin Albert Meçe të nxirrte një vendim të dytë për ta liruar me kusht.
Çela u largua në Turqi, ku arrestohet nga policia lokale për trafik droge. Epikriza e kancerit në gju nuk e ndihmoi para gjykatës turke e cila e dënoi 6 vite burg.
Gjatë kohës që shlyente dënimin në Tuqi, Çela gjykohet edhe në Itali për Shfrytëzimim të prostitucionit në rrethana rënduese”, “Organizatë kriminale”, “Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”, dhe “Mbajtje pa leje e armëve luftarake”, duke e dënuar 19 vite, 9 muaj dhe 29 ditë burg.
Në shtatorin e vitit 2012, pasi shleu dënimin në Turqi, Çela u arrestua me të zbritur në aeroportin e Rinasit, pasi rezultonte në kërkim nga autoritetet italiane për dënimin e dhënë bashkë me 14 pjesëtarë të tjerë të organizatës, gjysma e të cilëve ishin shqiptarë.
Në janar të vitit 2013 gjyqtari Artur Gaxhi njohi dënimin e drejtësisë italiane duke i hapur rrugën esktradimit të Çelës që nga autoritet italiane e konsideronin “Baron të Drogës”.
Pastaj në maj 2013, në mes të fushatës elektorale, gjykata e Apelit vendosi që të mos e ekstradojë drejt Italisë duke e lënë kështu në kushtet e vazhdimit të trafiqeve të tij. Vendim i marrë nga një gjykatës emri i të cilit, siç shihet, është fshirë.
/Shqiptarja.com