Gëzim Krasniqi: ‘Tiranës ia 
kemi marrë dorën në derbi’

Gëzim Krasniqi: ‘Tiranës ia <br />kemi marrë dorën në derbi’
TIRANË - Këtë sezon Partizani ka dalë i pamposhtur nga dy sfidat-derbi me Tiranën dhe kjo ka qenë edhe “thembra e Akilit”, ku ka “shigjetuar” mbrojtësi i të kuqve Gëzim Krasniqi. Për mbrojtësin kosovar të Partizanit derbi i kryeqytetit është një përballje të cilën e pret me padurim, por sipas tij fituesi dihet sepse: “Tiranës ia kemi marrë dorën në derbi”.

“Derbi është një përballje, të cilën e presim me padurim të gjithë, jo vetëm tifozët, por edhe lojtarët. Pikërisht, do të ndalem pak për t’u kërkuar falje tifozëve tanë për atë zhgënjimin që dhuruam në Pukë, në ndeshjen me Tërbunin. Premtojmë se do t’ua shlyejmë me një fitore të bukur në derbi. Atmosfera në ekip është mjaft pozitive në prag të kësaj sfide, ndaj besojmë se edhe rezultati do të anojë në favorin tonë.

Tiranës ia kemi marrë dorën dhe besoj se edhe këtë herë fitorja do të e jona. i ftoj të gjithë tifozët tanë të jenë sa më të shumtë në numër dhe të na mbështesin siç kanë bërë gjithmonë pasi janë të mrekullueshëm, ju them se nuk do t’i zhgënjejmë. Këtë herë nuk na intereson loja e bukur përveçse marrja e 3 pikëve. Do të besojmë tek titulli deri në javën e fundit të kampionatit pasi ka ende mjaft pike në lojë. Edhe Skënderbeu do të ketë fatin e Tiranës”, deklaroi ai.

Kthehet Mazrekaj
Partizani ka nisur dje javën përgatitore për derbin e madh të kryeqytetit. Të premten e 4 marsit, në orën 18:00, në stadiumin “Qemal Stafa”, do të përballen të kuqtë me bardheblutë, në një duel të ethshëm për fitore, sepse të dyja palët kanë nevojë jetike për pike. Fatmirwsisht pwr kwtw ndeshje decizive trajneri Agostinelli do tw ketw tw gatshwm edhe Mentor Mazrekajn. Fantazisti kosovar ka filluar dje stërvitjen së bashku më grupin e skuadrës. Pas dëmtimit në ndeshjen me Flamurtarin, Mazrekaj nuk ka qenë në dispozicion të trajnerit Agostinelli.

Redaksia Online
(E.Ç./shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Valbona turistike, destinacioni i preferuar nga turistët vendas dhe të huaj

Valbona turistike, destinacioni i preferuar nga turistët vendas dhe të huaj