Të paktën 200 policë janë plagosur gjatë fundjavës së G20-ës, si dhe 144 protestues janë ndaluar.
Edhe këtë herë qendra e protestave anti-globalizmit ishte qarku i Schanzenviertel, ku forcave të policisë iu është dashur të ndërhynë me ujë për të shpërndarë protestuesit.
Mediat ndërkombëtare raportojnë se arrestime të tjera janë kryer nga policia, por ende nuk dihet numri i saktë i të arrestuarve dhe nëse ka të plagosur mes tyre.
Për tri ditë me radhë Hamburgu u pushtua nga protesta të dhunshme ku manifestuesit antikapiltalisët kanë shkaktuar në jo pak raste trazira që u ngjasonin episodeve të luftës.
Kujtojmë se në Hamburg u zhvillia samiti dy ditor i G 20, ku liderët botërorë diskutuan për tregtinë e lirë dhe marrëveshjen e ndryshimeve klimaterike.
[gallery]23013[/gallery]
Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)