SHEN PETERSBURG- Në samitin e G20, Presidenti amerikan Barack Obama i është referuar situatës në Siri dhe diskutimeve mbi përdorimin e armëve kimike në Damask. Sipas presidentit amerikan duhet të gjendet një zgjidhje e shpejtë e situatës, pasi nëse nuk ndërhyhet mijëra njerëz të pafajshëm rrezikojnë të humbasin jetën. Obama tha se duhet të vihen në vend të drejtat ndërkombëtare dhe secili të marrë përgjegjësitë e tij.
“Duhet gjetur zgjidhja e duhur dhe çfarë mund të ndodhë nese ne nuk do të reagojmë. Ne duhet të vëmë në vend të drejtat ndërkombëtare dhe ka ardhur koha për të marrë përgjegjësi dhe jam i bindur për këtë gjë”, tha Obama.
Ndërkaq, presidenti Obama e ka cilësuar miqësor diskutimin e zhvilluar me presidentin rus, Vladimir Putin, lidhur me situatën e krijuar në Damask, duke theksuar se “Me Putin kemi pasur një diskutim miqësor edhe pse marrëdhënia jonë është diskutuar shumë, por ai do të na mbështesë. Ne jemi në një mendje, pasi po presim rezultatet e inspektorëve të OKB-së. Të gjitha palët janë në konflikt, pasi ka mijëra njerëz që janë të dëshpëruar nga një situatë e tillë. As faktori ndërkombëtar nuk do që të vriten njerëz dhe fëmijë të pafajshëm".
Sipas Obamës rreziku mund të jetë i pranishëm për përdorimin e armëve kimike edhe në të ardhmen në rast se Kongresi nuk e miraton sulmin.
“Çfarë do të bëhet nëse nuk do të miratohet sulmi nga Kongresi dhe nëse armët do të përdoren sërisht. Unë besoj se do të ketë një bonsesns nga kongresmenët, por një ndërhyrje ushtarake duhet parë si speciale, pasi eksperienca e Irakut, ka bërë që njerëzit të kuptojnë situatën”, tha Obama.
Sipas disa burimeve diplomatike, pjesëmarrëse në Summit-in e G20, darka e punimeve, dedikuar krizës siriane, nuk modifikon pozicionet e marra paraprakisht. SHBA-ja dhe Franca kanë ende bindjen e nevojshmërisë së një sulmi ushtarak, të ndjekur nga një zgjidhje politike.
Ndërsa vendet e tjera, duke filluar nga ato europiane, janë të gatshëm për të filluar negociatat.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com