G20, Obama: janë bërë
progrese në ekonomin globale

G20, Obama: janë bërë<br />progrese në ekonomin globale
Presidenti Barack Obama është shprehur se ekonomia e SHBA është në rritje “tepër ngadalë”, por liderat në samitin e G20-ës kanë bërë progrese në vendimet e tyre.

“E thënë thjeshtë, bota përballet me sfida që e vënë rimëkëmbjen ekonomike në rrezik,” tha Obama në një konferencë gjatë takimit të 20 vendeve më të zhvilluara të botës.

AI tha se Europa e ka ideuar një plan që bllokon krizën e borxhit të Greqisë që të shpërthej në të gjithë botën.

Obama tha se SHBA ka reaguar në mënyrë agresive rreth dy vite më parë për të menaxhuar krizën e saj ekonomike dhe këshilloi që edhe kolegët e tij europian të bëjnë të njëjtën gjë.

Sa për zgjedhjet presidenciale te vitit 2012, Obama mënjanoi implikimet politike në axhedën e tij ekonomike. “Zgjedhjet presidenciale janë shqetësimi im i fundit,” tha Obama. “Tani jam i impenjuar me hapjen e vendeve të reja të punësimit, sepse do ti japë ekonomisë një shtysë të re”.

Pjesën më të madhe të ditës Obama e kaloi në takimin privatë me presidenten e Argjentinës, Cristina Fernandez.

Obama u dha votëbesimin liderëve europian dhe i paralajmëroi për efektin domino nëse kriza nuk zgjidhet sa më par.

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Cilët janë sot patriotët dhe atdhetarët dhe kush meriton të festojë Pavarësinë?

Cilët janë sot patriotët dhe atdhetarët dhe kush meriton të festojë Pavarësinë?