G20: Presidenca indiane nuk dëshiron të vendosen sanksione të reja ndaj Rusisë

G20: Presidenca indiane nuk dëshiron të vendosen sanksione të reja ndaj Rusisë

1677072016_FeatureImage20221104T130041.660.webp

India nuk dëshiron që vendet e G20 të diskutojnë sanksione të mëtejshme në Rusi gjatë presidencës së tij njëvjeçare. Gjashtë zyrtarë të lartë të qeverisë indiane kanë thënë se ndikimi makroekonomik i luftës në Ukrainë do të diskutohet në takimin e kësaj jave të ministrave të financave të G20 dhe shefave të bankave qendrore, por se India nuk dëshiron të diskutojë për veprime të mëtejshme kundër Rusisë. "India nuk është e gatshme të diskutojë ose të mbështesë sanksione të mëtejshme kundër Rusisë gjatë G20. Sanksionet aktuale kundër Rusisë kanë pasur një ndikim negativ në botë." Dje, ministri i financave i Japonisë tha se liderët financiarë nga vendet e G7 do të takohen nesër, në margjinat e takimit të G20 në Indi, për të diskutuar masat kundër Rusisë. Qeveria e kryeministrit indian Narendra Modiai nuk e kritikoi hapur Rusinë për pushtimin e saj në Ukrainë, por bëri thirrje për dialog dhe diplomaci për t'i dhënë fund luftës. India gjithashtu ka rritur ndjeshëm blerjet e naftës nga Rusia, furnizuesi i saj më i madh i pajisjeve mbrojtëse.


Lajmi kryesor:

Lufta në Ukrainë/ Putin nga koncerti në Rusi: Moska po lufton për tokat e saj, të gjithë janë mbrojtës të atdheut! Kreu i Wagner: Kemi nevojë për municione


G.MO/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren