G20, takimi i parë zyrtar mes
Putin dhe Trump në Hamburg

G20, takimi i parë zyrtar mes<br />Putin dhe Trump në Hamburg
Donald Trump dhe Vladimir Putin kanë zhvilluar takimin e parë zyrtarë gjatë samitit të G20 në Hamburg të Gjermanisë.

Takimi vjen pas shtrëngimit të duarve që patën më herët dy liderët.

Është nder që jam me ju”- tha Trump fillimisht, ndërsa Putin iu përgjigj: “Kënaqësi që takohemi”, raporton BBC.

Pas takimit, Donald Trump tha se me presidentin Putin ka biseduar për tematika të ndryshme duke përfshirë edhe përmirësimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Me presidentin Putin kemi diskutuar tema të ndryshme. Presim të ndodhin gjera pozitive për SHBA-në dhe Rusinë”- tha Trump.

Ndërkohë edhe presidenti rus ka shprehur kënaqësinë për takimin, ndërsa ka thënë se për çështjet e rëndësishme ka folur në telefon me Donald Trump.

Samiti i G20 në Humburg vijon nën masa të rrepta sigurie, pas valës së protestës e cila vijon prej dy ditësh si dhe ka sjellë dhjetra të lënduar në rrugët e qytetit në veri të Gjermanisë. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Një muaj më parë KPK e konfirmoi në detyrë, kush është kryeprokurori i Vlorës që u kap nga SPAK

Një muaj më parë KPK e konfirmoi në detyrë, kush është kryeprokurori i Vlorës që u kap nga SPAK