G7 gati paketën afatgjatë të sigurisë për Ukrainën në samitin e NATO-s, liderët botërorë: Sinjal i fortë për Putin

G7 gati paketën afatgjatë të sigurisë për Ukrainën në samitin e NATO-s, liderët botërorë: Sinjal i fortë për Putin

Liderët botërorë në samitin e NATO-s

Anëtarët e G7 pritet të ratifikojnë një marrëveshje afatgjatë të sigurisë me Ukrainën në samitin e NATO-s të mërkurën. Paketa do të përfshijë pajisjet e mbrojtjes, trajnimin dhe shkëmbimin e inteligjencës.

Kryeministri britanik Rishi Sunak tha se marrëveshja do t'i dërgonte një "sinjal të fortë" presidentit rus Putin. Kjo ndihmë vjen fill pasi presidenti i Ukrainës Zelensky kritikoi hezitimin e NATO-s për t'i ofruar Kievit një afat kohor për t'u bashkuar me aleancën.

Sunak u shpreh se aleatët e Kievit po rrisin marrëveshjen e tyre formale për të mbrojtur Ukrainën për një afat të gjatë.

"Ne nuk mund të shohim kurrë një përsëritje të asaj që ka ndodhur në Ukrainë dhe kjo deklaratë rikonfirmon angazhimin tonë për të siguruar që ajo të mos lihet kurrë e cenueshme ndaj llojit të brutalitetit që Rusia ka shkaktuar përsëri ndaj saj," tha ai.

Ai shtoi se mbështetja e rrugës së Kievit drejt anëtarësimit në NATO, si dhe marrëveshjet formale, shumëpalëshe dhe dypalëshe nga anëtarët e NATO-s do t'i dërgonin një mesazh të qartë presidentit rus dhe "të kthenin paqen në Evropë".

Ai tha se Mbretëria e Bashkuar kishte luajtur një rol udhëheqës në marrëveshjen që përfshin partnerët e G7, Kanada, Francë, Gjermani, Itali, Japoni dhe SHBA.

Presidenti i SHBA Joe Biden sugjeroi më herët një model për Ukrainën të ngjashëm me marrëveshjen e vendit të tij me Izraelin. Sipas kësaj marrëveshjeje, Uashingtoni është zotuar të ofrojë 3.8 miliardë dollarë ndihmë ushtarake në vit gjatë një dekade.

Por ndryshe nga anëtarësimi në NATO - kjo nuk përfshin një klauzolë për t'i ardhur në ndihmë kombit të synuar gjatë një kohe sulmi. Kjo paketë e G7 vjen pasi NATO tha se Ukraina mund t'i bashkohet aleancës ushtarake "kur aleatët të bien dakord dhe të plotësohen kushtet" - një vonesë që Zelensky e ka quajtur "absurde". Kievi pranon se nuk mund të bashkohet me NATO-n ndërsa është në luftë me Rusinë, por dëshiron të bashkohet sa më shpejt që të jetë e mundur pas përfundimit të luftimeve.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Shtetet e pasura zotohen të japin për 300 miliardë dollarë në vit për vendet në zhvillim që përballen me efektin e ndryshimeve klimatike

Shtetet e pasura zotohen të japin për 300 miliardë dollarë në vit për vendet në zhvillim që përballen me efektin e ndryshimeve klimatike