Liderët e G7 gjatë samitit në Bruksel u shprehën se ishin të përgatitur për t’i vendosur sanksione të mëtejshme Rusisë lidhur me veprimet e saj në Ukrainë. Në një deklaratë të përbashkët ata dënuan Moskën për “dhunimin e vazhdueshëm” që ajo i ka bërë sovranitetit të Ukrainës.
Në përgjigje të deklaratave të liderëve të G7 mbi Ukrainën, kryeministri rus Dimitri Medvedev akuzoi liderët botërorë për “cinizëm pa kufi” kur e quanin fushatën ushtarake të qeverisë ukrainase ndaj separatistëve në lindje “veprim të matur”.
Ky samit është i pari që pas përjashtimit të Rusisë nga grupi, pas aneksimit që ajo i bëri Krimesë në muajin Mars. Sot liderët po diskutojnë pikëpamjet për ekonominë globale, ndryshimet klimatike dhe çështjet e zhvillimit.
Megjithëse presidenti rus Vladimir Putin nuk merr pjesë në samitin e Brukselit, ai do të zhvillojë më pas në Paris bisedime me disa liderë të G7, me përjashtim të presidentit amerikan Barack Obama.
Diplomacia kohët e fundit ka intensifikuar përpjekjet e saj për të zgjidhur krizën më të madhe të këtyre viteve mes Rusisë dhe Perëndimit.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO