G7 zotohet që të rrisë kontributin për programin global të vaksinimit

Liderët e Kanadasë, Francës, Gjermanisë, Italisë, Japonisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe SHBA, premtuan se do të shtojnë përpjekjet dhe fondet e tyre për të siguruar vazhdimin e vaksinimit kundër COVID-19 në vendet e varfra dhe ato me të ardhura të mesme. BE dhe SHBA njoftuan të dy se do të dyfishojnë kontributin e tyre fillestar në programin COVAX të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Kontributi nga unioni evropian aktualisht është 1 miliard euro ndërkohë që administrata Biden premtoi 4 miliardë dollarë (3.3 miliardë euro). Gjermania ka rritur angazhimin e saj me 1.5 miliardë euro. Gerd Mueller, Ministri Federal i Bashkëpunimit Ekonomik dhe Zhvillimit tha në një deklaratë se "e vetmja mënyrë për të mposhtur pandeminë është nëpërmjet një fushate globale vaksinimi. e cila nuk duhet të dështojë për shkak të financimit."

Kryeministri britanik Boris Johnson, ka konfirmuar se Britania e Madhe do të dhurojë shumicën e vaksinave të tepërta të koronavirusit me grupin e shteteve pjesë e COVAX, ndërkohë që ka investuar 548 milion £ (633 milion €) për skemën.

Premtimet erdhën vetëm disa ditë pasi Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres akuzoi për shpërndarje të pabarabartë të vaksinave, duke theksuar se vetëm 10 vende kishin marrë tre të katërtat e të gjitha vaksinimeve.

Të enjten, Presidenti francez Emmanuel Macron u bëri thirrje Evropës dhe Shteteve të Bashkuara për të shpërndarë 3 deri në 5 përqind të furnizimeve aktuale të vaksinave në vendet në zhvillim. Ai sugjeroi që Perëndimi duhet të adoptojë llojin e diplomacisë së vaksinave që Kina dhe Rusia kanë filluar të praktikojnë në Afrikë dhe Ballkan.

 Në bazë të të dhënave të fundit më pak se 195 milion doza vaksina janë administruar në të gjithë botën deri më 18 Shkurt, nga të cilat më shumë se 100 milion u administruan në Kanada, BE, Izrael, SHBA dhe Mbretëria e Bashkuar.  Biden tha në fillim të kësaj jave se SHBA do të kenë siguruar doza të mjaftueshme për të vaksinuar popullsinë e tij deri në fund të korrikut. Ndërkohë, BE ka në plan që 70 përqind e popullsisë së rritur të inokulohen përpara fundit të verës. Seth Berkley, kreu i aleancës ndërkombëtare të vaksinimit, Gavi tha se organizata synon të vaksinojë 20 përqind të njerëzve në 92 vende në zhvillim dhe në zhvillim deri në fund të vitit.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur