BELFAST - Taksat, tregtia dhe transparenca, pritet të dominojnë diskutimet në ditën e dytë të samitit të grupit G8 të vendeve më të industrializuara në botë në Irlandën e Veriut. Udhëheqësit e ekonomive më të zhvilluara të botës do diskutojnë mbi përpjekjet për të nxitur ekonomitë e ngadalësuara. Ndërsa takimet e së hënës u përqëndruan në konfliktin civil në Siri.

Pas bisedimeve me homologun e tij amerikan Barack Obama, presidenti rus tha se kanë dallime të ndryshme mbi Sirinë, por se ata ndanin një dëshirë të përbashkët për të ndaluar gjakderdhjen dhe për të zgjidhur problemet në mënyrë paqësore. "Sigurisht, mendimet tona nuk përputhen. Por të gjithë prej nesh duan për të ndaluar dhunën dhe ne kemi rënë dakord për të nxitur palët kundërshtare në Siri për tryezën e bisedimeve në Gjenevë tha Putin gazetarëve.

Putin kundërshton vendimin e SHBA-s për armatosjen e kryengritësve sirianë, pasi agjencitë e inteligjencës amerikane kanë gjetur dëshmi që qeveria e Assad-it ka përdorur armë kimike ndaj civilëve. Ndërsa nga ana e tij Obama tha se "ne nuk mbajmë anët e asnjërës palës në këtë luftë fetare midis Shiitëve dhe sunitëve ", por synojmë për një qeveri "të qëndrueshme, jo-sektare dhe përfaqësuese".

Gjithashtu të dy liderit do të nënshkruajnë një marrëveshje të re për sigurimin dhe shkatërrimin e materialit bërthamor, me qëllim parandalimin e përhapjes së armëve bërthamore e cila do të zëvendësojë atë të vitit 1992, që ka skaduar të hënën. Të dy lidërit më të fuqishëm të botës kanë rënë dakord për t`u takuar sërish në Moskë në muajin shtator.

Redaksia Online
(lc/by/shqiptarja.com)