BELFAST (IRLANDA E VERIUT) "Prioriteti ynë urgjent është të promovojmë rritjen dhe punësimin, veçanërisht për të rinjtë dhe të papunët për një kohë të gjatë”. Kjo lexohet në komunikatën përfundimtare të G8 sot, ku bien në sy tri receta për rritjen ekonomike: "mbështetje për kërkesat, siguri të financave publike dhe reformave". Takimi i liderëve botërorë u zhvillua në Belfast të Irlandës së Veriut.
 
MASAT E ASHPRA TË SHOQËROHEN ME POLITIKA TË RRITJES
Europa duhet të ndjekë zbatimin e marrëveshjeve të Bashkimit bankar, pasi është "fortësisht e nevojshme" për të reduktuar copëzimin financiar. Dhe "mbështetja e bilancit duhet të shkojë bashkë me strategjitë e rritjes, të mirëpërcaktuara", duke përfshirë edhe "reformat strukturore" në shenjestër të rritjes.
 
MBËSHTETJE TË FORTË "GJENEVË 2012" PËR SIRINË
G8 "mbështet fort propozimin për një konferencë, për të arritur një zgjidhje politike mbi "dosjen Siria" përmes "aplikimit të plotë të komunikatës së Gjenevës në 2012". Kjo lexohet në komunikatën përfundimtare të G8 sot. Testi është ende duke u diskutuar, por burime italiane bëjnë të ditur se marrëveshja është pranë.
 
MARRËVESHJE KUNDËR EVAZIONIT FISKAL DHE RICIKLIMIT
Liderët e G8 kanë arritur një marrëveshje për një impuls të ri në luftën kundër riciklimit dhe 'shoqërive' komode, për t'u përdorur si instrumente të evazionit fiskal. E bën të ditur Downing Street.
 
FLEKSIBILITET I SHPEJTË PËR POLITIKAT E BILANCIT
Kthimi në një bilanc të qëndrueshëm në një periudhë afatmesme "mbetet një prioritet". Politika e bilancit duhet të lejojë "fleksibilitet në një kohë të shkurtër” për kushte "ekonomike akomoduese", duke përfshirë edhe nevojën e përqendrimit mbi një deficit të drejtë strukturor. Kjo lexohet në përfundimet e G8, ku shtohet: "Hapi i konsolidimit të bilancit duhet të jetë i diferencuar” sipas "rrethanave ekonomike kombëtare".
 
NUKLEARI BËRTHAMOR NË IRAN, SHQETËSIM I FORTË
"Programi bërthamor iranian", që vijon të ecë përpara, "duke dhunuar rezolutat"e OKB-së dhe treguesit e Aiea "mbetet burim i një shqetësimi serioz". Lexohet në bocën e përfundimeve të G8, duke nënvizuar “edhe një herë” nevojën, që Teherani të bashkëpunojë "plotësisht dhe pa vonesa të tjera" me "parametrat ndërkombëtarë”.

Marrë nga ANSA

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)