G99: Evropa, alternativa
e vetme për shqiptarët

G99: Evropa, alternativa <br />e vetme për shqiptarët
Në një debat të organizuar në Prishtinë nga Lëvizja G99 e Shqipërisë, në temën “Europianizimi i Albanosferës”, e ku merrnin pjesë përfaqësues nga të gjitha subjektet politike shqiptare nga Shqipëria , Kosova, Mali i Zi dhe Lugina e Preshevës, është thënë se drejt evropianizimit mund të shkohet vetëm me politikë të përbashkët.

Ervin Mete, përfaqësues i G99 u shpreh se perspektiva evropiane për shqiptarët është e qartë dhe nuk ka tjetër alternativë përveç Evropës.

“Kombi shqiptar është një nga kombet më pro-evropiane dhe në vendet tona ka një qytetari evropiane. Pikërisht kjo qytetari evropiane e shqiptarëve dhe ky pro-evropianizim i shoqërisë sonë, janë baza themelore për një afrim të sferës shqiptare me sferën evropiane”, tha Mete.

Gjatë kësaj tryeze e cila do t’i vazhdoj punimet edhe të dielën u vlerësua se shqiptarët si faktor në rajon, e që jetojnë në disa shtete, duhet të thellojnë bashkëpunimin mes vete, si njëra nga mënyrat për të qenë më afër Bashkimit Evropian. evropaelire/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane