Gabimet mjekësore, Vasili: Të
dëmshpërblehen pacientët

Gabimet mjekësore, Vasili: Të<br />dëmshpërblehen pacientët
TIRANE- Debati për gabimet mjekësore dhe nëse mjeku duhet të mbajë përgjegjësi apo jo kur vërtetohet se ai e ka mjekuar keq një pacient, duke i dëmtuar edhe shëndetin, duket se ndan edhe vetë specialistët e mjekësisë.

Petrit Vasili, mjek i njohur dhe ish-ministër i Shëndetësisë, na thotë se kjo çështje nuk i përket fare sistemit të shëndetësisë dhe i kalon organit të drejtësisë. Sipas tij, pacientët në Shqipëri, duhet të ndjekin shembullin e atyre të mbarë botës, që kur mendojnë se janë mjekuar keq u drejtohen avokatëve. “Kudo që të shkosh, në çdo spital të botës, nga lindja në perëndim, praktikat në gabimet mjekësore janë të njëjta. Ata nuk mund të parandalohen.

Dhe kjo është një çështje që është jashtë sistemit të shëndetësisë dhe i përket drejtësisë. Në çdo rast, kur pacienti i cili pretendon që mjeku ka gabuar në mjekimin e tij, merr një avokat. Nëse pacienti ka qenë i siguruar dhe vërtetohet “praktika e keqe” siç edhe njihet në gjuhën mjekësore, ai do të përfitojë dëmshpërblim. Nëse nuk ka qenë i siguruar atëherë nuk përfiton asgjë. Këtë e ka zgjidhur bota me kohë dhe ne e kemi modelin të gatshëm”, - na thotë Petrit Vasili, ish-ministër i Shëndetësisë.

Urdhri i Mjekut
Faik Toska, president i “Urdhrit të Mjekut të Tiranës”, na pohon se thuajse të gjithë mjekët gabojnë njëherë gjatë karrierës së tyre në përshkrimin e diagnozës, por kjo nuk do të thotë që mjekët të ndëshkohen apo t’u tunden para syve prangat. Ai na thotë se kjo gjë zgjidhet duke u përfshirë në skemën e sigurimeve mjeku dhe spitali, dhe nëse mjeku e bën punën e tij gabim, atëherë ai dhe spitali ku punon, ta dëmshpërblejnë pacientin.

“Është e kuptueshme që mjekët në punën e tyre të përditshme bëjnë edhe gabime. Sigurisht që ka gabime e gabime, por të gjithë mjekët, gjatë kohës që ushtrojnë profesionin, së paku një herë në karrierën e tyre kanë bërë një gabim. Këtu duhet ta ndajmë për çfarë lloj gabimi bëhet fjalë. Sepse ka gabime elementare, por ka gabime që u rrezikojnë edhe jetën pacientëve, që mund të vijnë edhe nga padituria. Gabimet mujekësore ndodhin në të gjithë botën dhe mjekët nuk ndëshkohen për të.

Vetëm në rast se mjeku përpiqet që ta fshehë gabimin mjekësor që ka bërë me pacientin, atëherë ky nuk është më gabim mjekësor, por është faj. Dhe në këtë rast dënimet janë shumë të rënda dhe mund të shkojnë deri në heqjen e licencës për ushtrimin e profesionit. Ndërkohë që unë jam i mendimit që ka ardhur koha që edhe mjekët, apo spitali ku ata punojnë duhet të jenë të siguruar dhe kështu ai që gabon duhet edhe të paguajë dëmshpërblimin për dëmin që i ka shkatuar pacientit. Kjo po që duhet të fillojë të aplikohet.

Pra nëse vëretetohet se pacienti është mjekuar gabim, atëherë mjeku apo spitali ta dëmshpërblejnë atë, të paguajnë një kosto financiare, por nuk mund të presësh që të shkojë në burg një mjek, i cili me të gjitha njohuritë dhe teknologjinë që ka në dispozicion, ai ka menduar se x pacient ka x sëmundje. Për arsye se në këtë rast nuk kemi të bëjmë me mjekim të pakujdesshëm apo pacienti të jetë neglizhuar, por kemi të bëjmë me një gabim njerëzor dhe mjekësia i njeh gabimet njerëzore”, - shpjegon Faik Toska, i “Urdhrit të Mjekut” të Tiranës.
 
Shkrimi u publikua sot në gazetën “Shqiptarja.com”
 
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Detaje të reja nga eksplozivi në ballkonin e katit të 9 të një pallati: Aty hynte dhe dilte vazhdimisht Bernard Sinomati, vëllai i 'Buzëderrit; të Vlorës

Tiranë/ Detaje të reja nga eksplozivi në ballkonin e katit të 9 të një pallati: Aty hynte dhe dilte vazhdimisht Bernard Sinomati, vëllai i 'Buzëderrit; të Vlorës