Gabriel Escobar: SHBA-të janë shqetësuar, Kosova nuk po na trajton si partnerë

Gabriel Escobar: SHBA-të janë shqetësuar, Kosova nuk po na trajton si partnerë

I dërguari i posaçëm i SHBA, Gabriel Escobar

I dërguari i Posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të shqetësuara pasi Kosova nuk po i trajton si partner për sigurinë dhe stabilitetin rajonal.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Escobar foli për zhvillimet e fundit mes Kosovës dhe Serbisë duke cekur edhe refuzimin e përfaqësuesve të Prishtinës zyrtare për të marrë pjesë në një takim të me homologët serbë të thirrur nga Miroslav Lajçak mbi heqjen e dinarit.

“Shikoni, nuk dua të hyj në atë se cilat janë të gjitha pasojat, por, e dini, mendoj se deklaratat tona publike janë tregues se si po shkojnë marrëdhëniet në nivel diplomatik dhe politik. Pra, ne jemi të shqetësuar për faktin se qeveria e Kosovës nuk po na trajton si partner. Ata nuk po konsultohen me ne. Ata nuk po punojnë me ne për sigurinë rajonale. Dhe më e rëndësishmja, ata po bëjnë gjëra që në dukje po dëmtojnë dialogun në të cilin Shtetet e Bashkuara janë angazhuar plotësisht”- u shpreh Escobar.

I pyetur nëse SHBA-të do të ndalin mbështetjen për Kosovën në arenën ndërkombëtare, Escobar përsëriti deklaratën e ambasadorit amerikan në Prishtinë, Jef Hovenier, duke theksuar se veprime të pakonsultuara, e bën më të vështirë ndihmën për Kosovën për integrim në komunitetin transatlantik.  

“Mendoj se ambasadori (amerikan në Prishtinë Jeff) Hovenier e ka thënë më së miri kur tha, kjo e ndërlikon kapacitetin tonë për të ndihmuar Kosovën të integrohet në komunitetin transatlantik. Pra, sa herë që flasim për Kosovën me partnerët e tjerë, veçanërisht me ata që nuk e njohin, shqetësimet e tyre janë se Kosova nuk po bën atë që kërkohet nga dialogu i lehtësuar i Bashkimit Evropian, që përfaqëson të gjithë Bashkimin Evropian, dhe pse duhet të ecin përpara. Pra, me fjalë të tjera, na e bën shumë të vështirë që të jemi në gjendje të mbështesim Kosovën për shumë gjëra, duke përfshirë NATO-n, kandidaturën për Bashkimin Evropian, Këshillin e Evropës dhe një sërë organizata tjera. Kështu që nuk është se duhet të vendosim çfarë lloj pasoja, pasojat janë të vetëkuptueshme”- theksoi i dërguari i SHBA-ve.

Vendimi i Bankës Qendrore të Kosovës për heqjen nga qarkullimi të dinarit ka shkaktuar pakënaqësi tek partnerët ndërkombëtarë. Ka qenë ambasadori amerikan në Prishtinë ai që deklaroi se vendimi ka ndikuar në përkeqësimin e marrëdhënieve mes SHBA dhe Kosovës. Ndërsa i dërguari i posaçëm i BE për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka kërkuar një takim mes përfaqësuesve të 2 vendeve, takim të cilit Prishtina zyrtare nuk iu përgjigj pozitivisht. 

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • agim: 24/02/2024 10:16

    Ti Eskobar me nje pjese shokesh qe punoni aty si me Gabriel ,Kristofer hill etj jeni bere mjaft qesharak,bile me qesharak se Lajcak e Borela qe jane ushtar serb,jepni dorheqjne sa nuk eshte vone.

    Përgjigju
  • granit: 24/02/2024 10:04

    Mos u merni me idjotin Kurti dhe qeverine e tij,hiqni forcat paqe ruajtse dhe lereni se kane Kurtin qe i mbron.Ky eshte nje ndyresire qe ka percare shqiptarine.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë