Gabriel Escobar takon Abazoviç: Mali i Zi duhet të zgjidhë ngërçin politik në të cilin është gjendur

Gabriel Escobar takon Abazoviç: Mali i Zi duhet të zgjidhë ngërçin politik në të cilin është gjendur

Dritan Abazoviç dhe Gabriel Escobar

MALI I ZI- I dërguari Special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar ka zhvilluar një takim ditën e sotme me kryeministrin e Malit të Zi. 

“Ne ndajmë pikëpamjen se Mali i Zi duhet të zgjidhë ngërçin politik në të cilin është gjendur, të mbetet i përkushtuar në rrugën euroatlantike dhe të kundërshtojë qartë agresionin brutal të Rusisë kundër Ukrainës”, tha i dërguari special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Lajmi u bë i ditur nga Ambasada Amerikane pas takimit të Escobarit me kryeministrin në mandat teknik Dritan Abazoviç, i cili u zhvillua në ndërtesën e Qeverisë së Malit të Zi.

Kujtojmë se takimi vjen pasi në vend pati protestë të dhunshme me miratimin nga Parlamenti i Malit të Zi në ndryshimin e Ligjit për Presidentin.

Miratimi i Ligjit për Presidentin bie ndesh me rekomandimin e Komisionit të Venecias, i cili të premten tha që të “mos miratohen ndryshimet në Ligjin për Presidentin e Malit të Zi, pasi ato në thelb do të përfaqësonin një ndryshim të Kushtetutës, me një shumicë më të vogël parlamentare se sa parashikohej”.

Muajin e kaluar, organizatat pro-malazeze dhe partitë opozitare filluan protesta anti-qeveritare në Podgoricë, duke kërkuar zgjedhje, zhbllokimin e gjykatës dhe tërheqjen e një ligji që frenon pushtetin e presidentit për një kohë të gjatë të Malit të Zi, Milo Gjukanoviç.

Mali i Zi është anëtar i NATO-s dhe kandidat për t'u anëtarësuar në Bashkimin Evropian.

Politika në republikën e vogël ballkanike me vetëm 625,000 banorë është shënuar prej kohësh nga një përçarje midis atyre që identifikohen si malazezë dhe atyre që e shohin veten si serbë dhe kundërshtojnë pavarësinë e Malit të Zi nga një ish-bashkim shtetëror me Serbinë fqinje dhe shumë më të madhe.

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja