Gabriele D'Annunzio, njëqind vjet më parë 'sipërmarrja' e Fiume

Gabriele D'Annunzio, njëqind vjet më parë 'sipërmarrja' e Fiume

Në Fiume, sot qyteti kroat Rijeka, nuk ka patur festime për të përkujtuar sipërmarrjen e njëqind viteve më parë të Gabriele D'Annunzio. Por atë e kujton Italia sepse ka shënuar historinë e saj.

Një sipërmarrje pothuajse unike në historinë bashkëkohore në veçanti sepse një poet arriti të bëj të vetin një qytet dhe ta qeverisë atë.

Poeti për të cilin bëhet fjalë është D'Annunzio, të cilit iu bindën gjithë legjionarët që hynë në Fiume më 12 shtator të vitit 1919.

Rreth 2600 burra të Ushtrisë Mbretërore hynë në qytetin e diskutueshëm të Adriatikut midis Mbretërisë së Italisë dhe asaj të Jugosllavisë.

Regjenca e Fiume, qyteti i jetës siç e përcaktoi D'Annunzio, zgjati 16 muaj dhe u shndërrua në një laborator të vërtetë politik për anarkistët dhe nacionalistët. Me Kartën e Carnaro iu dha jetë një përvoje shumë modern.

Regjenca e Fiume preku fundin me miratimin e Traktatit të Rapallos të vitit 1920 midis Italisë dhe Mbretërisë Serbo-Kroate, të cilat në fakt ia shkëputën qytetin Italisë.

Kundërshtimi i D'Annunzians për zbatimin e traktatit bëri që qeveria Giolitti të ndërhynte me forcë, në atë që njihet si ‘Natale e përgjakshme” – qyteti Fiume u evakuua dhe rezidenca e D'annunzio-s u bombardua.

PS/ Gabriele D'Annunzio, ishte shkrimtar, poetë, dramaturg, ushtarak, politikan, gazetar dhe atdhetar italian, simbol i Dekadentizmi  dhe figurë e famshme e Luftës së Parë Botërore, në vitin 1924 iu dha titulli "Princi i Montenevoso.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë