TIRANË - Partia Socialiste ka dalë sot me një deklaratë, nëpërmjet deputetit të saj, Artan Gaci. Pasi ka përsëritur ditët që na ndajnë nga pushteti i Sali Berishës, edhe 33, ai sot ka kritikuar Berishën në lidhje me trajtimin që qeveria i ka bërë fshatit. “Berisha ka braktisur fshatin, ku varfëria është ulur këmbëkryq. Berisha premtoi se pensionet e fshatit do të barazohen me qytetin, por ato janë sa gjysma e qytetit”, ka thënë Gaci.
“Kryeministri në ikje” ai i ka shtuar edhe premtimin se “pensionet do rriteshin 10% për qytetin dhe 15 për fshatin”. Por sipas Gacit, për qytetin u rritën me 4%, ndërsa për fshatin me 5%. Më e rënda është se kjo është rritja më e ulët e 22 viteve të fundit”, theksoi Gaci.
Duke përfunduar me premtimet e PS-së për të garantuar pensione dinjitoze. Do garantojë popullsinë nga rreziqet e moshës, papunësia, varfëria. Ne do ndërtojmë një Shqipëri të solidaritetit, që të ndihen pjesë e shoqërisë, të mbrojtur prej saj.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com