Gaddafi i Kosovës

Gaddafi i Kosovës

Pajtohem plotësisht se krahasimi i Albin Kurtit me Sllobodan Millosheviç-in nuk qëndron, sepse, nëse analizohet, Kurti është shumë më i krahasueshëm me Muammar Gaddafin.

Gaddafi kundërshtarët politik i portretizonte si të infiltruar nga armiku, kurse e zhvillonte shumë propagandën se fuqitë e jashtme (Amerika) do rrëzimin e tij për ta dëmtuar Libinë.

Gjithashtu, Gaddafi ka qenë deluziv në sensin që ka nisur të mendojë se po e fillon një shoqëri të re në Libi, valë e cila do përcillej në gjithë botën (mendonte ai) dhe kjo nismë ishte e projektuar si një anti-imperializëm, anti-amerikanizëm.

Fatmirësisht jemi në një tjetër kohë, tjetër kontinent dhe të tjera rrethana dhe besoj shumë se mendësia e njëjtë nuk do ta prodhojë dëmin e njëjtë.

A, sa i përket krahasimeve të politikanëve shqiptarë të Kosovës me kriminelë serbë, këtë e ka të patentuar Lëvizja Vetëvendosje.

Edhe çlirimtarëve të Kosovës, udhëheqësve të luftës dhe shpallësve të pavarësisë u thoshte se janë si Aleksandër Vuçiç-i, se punojnë për të, se i ka blerë, se i shërbejnë atij, se duan ta copëtojnë Kosovën për shkak se janë të nënshtruarit e tij.

Jo vetëm kaq, Vetëvendosje me fanatizëm u qëndron gatitu deklaratave të serbëve – politikanëve e analistëve serbë – për të denigruar shqiptarë.

Asnjë parti tjetër politike në Kosovë, asnjëherë, s’ka përdorur serbë për të përlyer shqiptarë siç e ka bërë Vetëvendosja.

Por, krahasimi i Thaçit me Vuçiç-in e kriminelë të tjerë, atëherë kur bëhej nga Vetëvendosje nuk tingëllonte kaq tragjik se sa krahasimet e sotme.

Thaçi, përkundër fuqisë politike, nuk trajtohej si i shenjtë.

Përndryshe, në Korenë e Veriut, kur themeluesi i diktaturës absolute Kim il Sung, po përgatitej për ta dorëzuar pushtetin te trashëgimtari i tij Kim Jong il, kishte një shqetësim të madh, sepse djali i tij Jong il, për nga fiziku – i shkurtër e thatanik – nuk ngjallte frikë e as respekt me prezencë dhe s’ishte fare karizmatik.

Për të tejkaluar këtë problem, në Korenë Veriore propaganda filloi ta përhapë një herë si thashetheme se Jong il nuk është krejtësisht tokësor. Flitej se ai nuk kryente nevoja fiziologjike si njerëzit e tjerë dhe kishte disa superfuqi të caktuara.

Thashethema u forcua dhe më pas u kthye në versionin zyrtar të biografisë së tij.

Jong il ka vdekur, por sot e atë ditë, meqë atje vazhdon diktatura, qytetarët besojnë se ish-lideri i tyre as nuk urinonte as nuk dhiste.

Fatmirësisht prapë, s’jemi në Korenë Veriore dhe ne e dimë që s’ka asgjë hyjnore tek Kurti – nejse, përveç nëse i referohemi atij serbit që pati thënë se “e ka kryet si kompjuter”.

Këtë aktualisht e besojnë vetëm në Vetëvendosje, por s’ka depërtuar te masa e gjerë, akoma.

Në gjithë planetin s’ka shtet tjetër demokratik përveç Libisë”, thënie nga Muammar Gaddafi, diktator.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Adi: 06/07/2023 02:39

    Ky është bërë i madh në Shqipëri se në Kosovë kush s'i flet këtij klyshi të Stanisic

    Përgjigju
  • Or tej: 05/07/2023 23:55

    Pyetni shumicen e atyre qe jetojne ne Libi a jane me mire tani apo kur ishin nen Gedafin or teeeejjjjj

    Përgjigju
  • Beni: 05/07/2023 22:53

    Albin Kurti eshte nxenesi me i zellshem e besnik i Sali Berishes.Sigurisht do kete fatin e Saliut.

    Përgjigju
  • Alo: 05/07/2023 22:42

    Pale se cdo shohim ne ditet ne vijim nga mega operacioni mediatik anti Kurti! Paralelizmi me Gadafin eshte fillimi....

    Përgjigju
  • Bardhyl: 05/07/2023 20:40

    Ketij I ka dal mendja siper kokes dhe mendon se bota rrotullohet nga Kurti dhe e gjithe bota do gjunzohet para hoxhes Albin

    Përgjigju
  • Arbëri: 05/07/2023 20:30

    LMehmetaj kopili i Baton Staniśiçit…!

    Përgjigju
    • Arbëri: 05/07/2023 23:16

      Niku, idiot unë i kam humbur nga Dora e shkjaut 48 familjar (të perdhunuar e të masakruar) . Ti je vetem një VIP midvinter që jeton në errsirë o i mjer!

    • Niku: 05/07/2023 22:29

      Mehmetaj ka shkruar te verteten e kurtit fiks si gedafi dhe berisha,por ti komentues je nje cope idioti kosovar i trashe, injorant ,i pa shkolluar ,debil fale kesaj faqe interneti ti po meson si shkruhet shqip,

  • Sondazhi i ditës:
    16 Nëntor, 09:13

    Kush ka pension më të ulët bonus më të madh në fundvit? Si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zyrtari i lartë rus: Vendimi i Biden për Ukrainën mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore

Zyrtari i lartë rus: Vendimi i Biden për Ukrainën mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore